Zodiak Ditor

Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e martë 8 janar 2019?

Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme:

DASHI

Gjatë gjithë kësaj dite planetët do ju bëjnë më energjikë dhe mezi do prisni të vini në jetë çdo ide që keni pasur në mendje. Ju te dashuruarit do tregoheni më të hapur me partnerin tuaj dhe do ta përforconi bashkëpunimin. Në disa momente mund të mendoni edhe të hidhni disa hapa më tej dhe t’i bëjnë gjërat më serioze nga sa kanë qenë. Ju beqarët do keni një takim të veçantë, por nuk do preferoni të krijojnë një lidhje me personin që do keni afër. Në punë do jeni shumë të zënë me detyrat që keni për t’u marrë edhe me kolegët. Do përdorni metodat e duhura për t’ia dalë mbanë e për të pasur një jetë profesionale sa më të mirë. Financat do jenë problematike. Kërkoni ndihmën e specialistëve për t’ia dalë mbanë.

GAFORRJA

Sot do keni tendencë të jeni liderë dhe mund të dilni mbi të tjerët. Gjithsesi çdo hap hidheni me kujdes që të mos lëndoni ata që keni pranë. Ju të dashuruarit mos kërkoni të dominoni ne çift sepse do keni mosmarrëveshje me partnerin. Bëjini rezistencë ndikimit pervers të Jupiterit. Hëna do iu krijojë ju beqarëve mundësi të shumta për takime. Shfrytëzojini nëse nuk doni të vuani vetminë. Për një punë me cilësi do kërkoni infiormacione kudo dhe do e bëni gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Do ua vini veshin edhe këshillave që do iu jepen. Klima në planin financiar do jetë e paqëndrueshme. Shmangni transaksionet dhe ulni sa të mundni shpenzimet.

Leave a Reply

Back to top button