Zodiak Ditor

Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e mërkurë 30 janar 2019?

Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme:

BINJAKET

Planetët Venus dhe Jupiter do iu japin një vizion më pozitiv gjatë kësaj dite për shumë sektorë të jetës. Do ecni goxha përpara. Ju të dashuruarit do flisni gjerë e gjatë me partnerin tuaj dhe do ju gjeni zgjidhje disa problemeve që keni pasur. Të dy do jeni më tolerantë se më parë dhe do i kuptoni gabimet. Ju beqarët do preferoni të qëndroni edhe disa kohë vetëm sepse nuk keni besim tek personat që po ju vijnë vërdallë. Në punë priten përmirësime goxha të mëdha. Do ecni aq shumë përpara saqë në disa momente do ju duket gjithçka si ëndërr.  Bashkëpunimi i ri do sjellë një fllad më interesant. Financat do mbeten të qëndrueshme për aq kohë sa ju të mos e teproni me shpenzimet.

LUANI

Arma juaj më e fortë e joshjes do jetë talenti për të komunikuar. Do i hipnotizoni të gjithë ata që do keni pranë. Dikush do ju behet konkurrent i fortë ju të dashuruarve dhe do mundohet me çdo mënyrë t’ua marrë partnerin. Tregohuni të zgjuar dhe të kujdesshëm nëse nuk doni të mbeteni vetëm. Ju beqarët do jeni shumë të paduruar dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Gjithçka që do bëni sot do ketë ndikim të madh nesër. Në punë do jeni shumë të devotshëm dhe  do i bindni të gjithë që kanë ide të kundërta me ju. Mërkuri dhe Dielli do iu japin çelësat që do ju duhen për t’ia dalë mbanë. Në planin financiar çdo gjë do ecë më së miri. Nuk priten aspak vështirësi.

Leave a Reply

Back to top button