Zodiak Ditor

Cilat janë tre shenjat më me fat sot, e shtunë 14 dhjetor 2019

SHIGJETARI
Ka shumë mundësi që sot të vendosni të ndryshoni orientim në fushat më delikate dhe kjo gjë do ju bëjë mirë. Për sa i përket jetës tuaj ne çift, nuk është momenti i duhur për të ndërmarrë rreziqe sepse dita do jetë paksa delikate. Tregohuni më tolerantë dhe nuk do keni surpriza të këqija. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë të çuditshme dhe të papritura. Studiojini mirë personat pastaj vendosni për të ardhmen. Në punë asgjë nuk do jetë më si më parë sepse do jeni më të guximshëm dhe nuk do prisni nga të tjerët. Buxheti do jetë i mirë. Do keni hyrje të papritura parash në arkën tuaj, por gjithsesi mos i harxhoni ato pa masë.
UJORI
Sot do tregoheni shumë të vendosur dhe gati për të vepruar. Hëna do ju ndihmojë edhe të filloni projekte interesante. Ju që keni lidhje dhe ndiheni të lumtur, Plutoni do iu sjellë një fllad romantizmi. Nga ana tjetër, nëse marrëdhënia juaj me partnerin nuk po shkon si duhet, mund të ketë edhe ndarje. Ju beqarët duhet të përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për të bërë takime. Do njiheni me dikë serioz, por të mrekullueshëm. Në punë Dielli do ju bëjë paksa të paduruar, megjithatë jo vetëm që nuk do ju dalin probleme, por do hidhni edhe hapa para. Mos jepni hua sepse do iu duhen shumë paratë.
PESHQIT
Nëse doni që gjërat t’iu ecin sa më mirë sot duhet të veproni dhe jo të prisni e të prisni momentin e duhur. Edhe po gabuat të paktën do mësoni diçka. Nëse jeni në një lidhje mos mendoni se jeta juaj në çift është e shkëlqyer dhe asgjë nuk mund ta prishë ambientin e krijuar. Tregohuni pak më dyshues dhe do e shihni që gjërat do shkojnë akoma më mirë. Nëse jeni vetë, do futeni në një etapë të re me perspektiva të reja. Venusi do iu bëjë më tërheqës dhe më joshës. Në punë do kaloni sfida goxha të vështira, por motivimi nuk do ju mungojë. Mbështetja e kolegëve do jetë vërtet e çmuar. Marsi do iu nxitë të shmangni shpenzimet e mëdha. Nëse do iu duhet të bëni investime bëjini me kujdes.

Leave a Reply

Back to top button