Shendeti

Cilësitë e pabesueshme të çajit jeshil. Fillojeni e mos hiqni dorë

Konsumimi i çajit jeshil është i lidhur me shëndetin që shkon nga parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare deri tek rënia në peshë.  Edhe pse ka ende për t’u verifikuar në prova klinike më të gjera çaji jeshil i quajtur galato epigalocatequina, EGCG duket se ka shumë efekte pozitive mbi qelizat. Një grup shkencëtarësh nga universiteti i teknologjisë në jug të Kinës i kryesuar nga Yiyun Cheng zbuloi një përdorim befasues për EGCG; infiltron ARN-në terapeutike në qeliza. ARN-të e vogla interferente, ARNip kanë një potencial terapeutik sepse zvogëlojnë shprehjen e geneve të lidhur me sëmundjen. Infiltrimi i ARNip në qeliza nga ku mund të punojnë ka qenë një sfidë. Meqë janë shumë të mëdha dhe me ngarkesë negative, ARNip nuk mund të kalojnë lehtësisht membranën qelizore dhe nuk janë të ndjeshme nga shpërbërja nga enzimat që vrasin ARN-në. Për të tejkaluar këto probleme disa shkencëtarë u përpoqën të veshin ARNip me polimere të ndryshme; pjesa më e madhe e tyre nuk mund të transferojnë ARNip në qeliza, ndërsa polimerët e mëdhenj mund të jenë efikasë, por janë toksikë. Ekipi i Cheng-ut hamendësoi nëse mund të përdornin EGCG që dihet se lidhet lehtësisht me ARN-në në një kombinim me një polimer të vogël për të formuar nanogrimcat që dorëzojnë në mënyrë të sigurt ARN-në tek qeliza.

Zgjidhja e tyre ishte prodhimi i nanogrimcave duke kombinuar EGCG me ARNip që u mblodh në një bërthamë me ngarkesë negative. Më pas e mbuluan këtë bërthamë me një shtresë polimeri me ngarkesë pozitive. Këto nanogrimca eliminuan në mënyrë efikase shprehjen e disa geneve në qelizat e kultivuara duke treguar se grimcat e kishin kaluar membranën qelizore. Në vazhdim ekipi i Cheng-ut provoi nanogrimcat në një model të lezionit intestinal tek minjtë duke përdorur një ARNip që synoi një enzimë proinflamatore. Këto nanogrimca përmirësuan simptomat si humbja e peshës, inflamacionin intestinal. Përveç efekteve të heshtura të geneve të ARNip, EGCG mund të kontribuojë në efektshmërinë e nanogrimcave përmes cilësive antioksidante dhe antiinflamatore. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button