Kulture

Cilët sekrete mori me vete në varr, Leonardo Da Vinçi?

Mund të jetë programi dekriptues më i pazakontë: shkencëtari italian i kompjuterëve, Nicu Sebe i Universitetit të Amsterdamit, është duke përdorur aplikacione të njohjes së emocioneve, për të zbuluar misterin më të madh të artit në botë: Mona Lizën e Leonardo Da Vinçit.

Një prej tipareve karakteristike të pikturës është, në varësi të këndit se nga shihet, gruaja që shfaq emocione të ndryshme: Ndonjëherë shikuesit i duket sikur po buzëqesh, herë të tjera shfaqet serioze.

Ky “Kod i Mona Lizës” do të mund të deshifrohej vetëm 500 vite pas vdekjes së piktorit brilant.

Zgjidhja: “83-9-6-2”.

Fytyra e saj shfaq 83 % lumturi. Por pozicioni i syve dhe lakimi i buzëve kontribuojnë me 9 % mospërfillje, 6% frikë dhe 2% zemërim. Edhe më shumë fshihet prapa buzëqeshjes së zonjës mahnitëse. Leonardo zbuloi një mister të lashtë – mrekullinë e shikimit. Ai merrte kufoma dhe në fshehtësi studionte strukturën e trurit, muskujve dhe syve.

Leonardo kish nevojë t’i kuptonte, përpara se ta pikturonte Mona Lizën: Gruaja dhe mënyra e saj e të parit të botës. Piktura vërteton se artisti ishte i pari person që kuptonte plotësisht se si një njeri e percepton botën: se syri merr percepton dritën, dhe truri i bën bashkë dhe interpreton atë që sheh syri, duke përdorur gjithë informacionin e dritës. Neurobiologia e Harvardit, margaret Livingstone thotë: “Në varësi të mënyrës si e sheh Mona Lizën, aktivizohen zona të ndryshme të trurit. Nëse sheh sytë e saj, gruaja duket sikur po buzëqesh, sepse truri percepton vetëm hijen në mollëzat e saj, që tregon një buzëqeshje. Por nëse sheh buzët e saj, mund të mendosh se gruaja ka një shprehje serioze, përderisa goja duket se e dominon përshtypjen”.

Leonardo e studioi për muaj të tërë Lizën, modelen e tij. Ai nuk realizoi thjesht një pikturë – ai kishte prodhuar të parin profil personaliteti të një personi. Eshtë një psikanalizë në pikturë. Por Mona Liza simbolizon edhe diçka tjetër: një mënyrë të re të të parit të botës. Çdo shikues krijon Mona Lizën e tij, në varësi të këndvështrimit.

Dhe ndoshta ky është kodi më i rëndësishëm i Mona Lizës: Gjithësecili ka lirinë të shohë gjërat, ashtu si dëshiron. Sot kjo është e mirëqenë, por ishte një ide që të rrezikonte jetën 500 vjet më parë – në një kohë kur e vërteta ishte vetëm këndvështrimi që ofronte Kisha. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button