Një virus është një pjesë e keqe e softuerit, që ndërfutet në një pjesë normale të programeve, ashtu siç një virus biologjik infekton një qelizë. Kur softueri normal është në punë, virusi vetëkopjohet në programe të tjera, duke bërë ndërkaq gjëra të padëshiruara si regjistrimi i tasteve për të vjedhur fjalëkalimet. Një virus trojan është i ngjashëm, por ai nuk përsërit vetveten.
Përkundrazi fshihet brenda një programi në dukje të parrezikshëm – hapni programin dhe virusi trojan bën kërdinë, nga fshirja e dokumenteve tuaja, deri tek dhënia e aksesit të hakerave në sistemin tuaj. Një krimb është një program i pavarur që shumëfishohet në vetvete, tipikisht duke u përhapur në të gjitha rrjetet dhe shkaktuar anomali të mëdha të sistemeve. /bota.al