Sport

Corriere della Sera: Ja 6 “sekretet” e kombëtares së drejtuar nga De Biazi

Screen Shot 2015-10-12 at 20.10.04

Nga Corriere Della Sera

Kanë festuar kudo: Në Shqipëri, mes një shiu intensiv, nga veriu në jug. Por edhe në tokat ku flitet veçanërisht shqip: në Kosovë, në disa fshatra në jug të Serbisë, në gjysmën e Maqedonisë. Madje edhe në Itali, në sheshin Duomo në Milano, në Pavese, në Toskana, në Zvicër, në Belgjikë dhe në Francë.

Të gjithë duke gëzuar për Kombëtaren e futbollit të Shqipërisë që, për herë të parë në historinë e saj, merr pjesë në një kompeticion ndërkombëtar, Europianin e 2016-s që do të zhvillohet në Francë.

Kombëtarja e Shqipërisë është pritur nga mijëra mbështetës pas fitores 3 me 0 në Armeni.

Por, si ka arritur deri në këtë sukses?

Ja gjashtë “sekretet” e saj.

1.Formacioni

Shqipërinë në Euro 2016 e ka çuar veçanërisht formacioni. Kurrë më parë nuk është parë një ndërthurje kaq “internacionale”: janë pak futbollistët që militojnë në kampionatin shqiptar, pothuajse të gjithë luajnë jashtë, sidomos në Itali, Zvicër, Francë dhe Turqi. Pjesa më e madhë pastaj, kanë lindur jashtë territorit shqiptar dhe vetëm më pas kanë marrë shtetësinë shqiptare për të zbritur në fushë me fanellën kuqezi.

2.Trajneri

Shumë i detyrohet edhe italianit Xhani De Biazi. Ish-trajneri i Udinezes e Torinos është drejtuesi i Kombëtares shqiptare që prej 14 dhjetorit 2011. U gjend përballë ndërtimit të një skuadre. Avantazhi i De Biazit është të qenit jashtë logjikës futbollistike lokale(paraardhësit e tij shpesh kanë priveligjuar lojtarë të caktuar) dhe e nisi projektin nga talented shqiptarë të shpërndarë në Europë. De Biazi tashmë konsiderohet një hero kombëtar, aq sa i kanë dhënë edhe një nderim akademik dhe shtetësinë shqiptare. E vetmja pikëpyetje tashmë është e ardhmja e tij në pankinën shqiptare: ai ka kërkuar një rritje rroge. “2-3 milionë euro mund të jetë mirë”, iu ka thënë ai mediave locale.

3.Një “status” i ri

Shqipëria nuk është ajo e dikurshmja. Infrastruktura sportive ka ndryshuar(edhe pse mbetet shumë për t’u bërë). Këtë e demonstron edhe suksesi i vogël i Skënderbeut, një formacion lokal që ka arritur në Europa League. Nuk mungojnë megjithatë difektet: duke nisur nga fakti që për momentin ka vetëm një stadium për kompeticionet ndërkombëtare.

4.Debutimi

Ndihmë, dhe jo e vogël, për udhëtimin e Shqipërisë drejt Euro 2016, ka qenë sfida e parë e grupit !: Kombëtarja e De Biazit mundi jashtë shtëpisë Portugalinë e Kristiano Ronaldos, në 7 shtator të 2014-s. Gol i Balajt në minutën e ’52 dhe tre pikë të marra për në Tiranë, nën sytë e komentatorëve dhe tifozëve luzitanë, që nuk e besonin.

5.Faktori “D”

Mediat serbe, një ditë pas kualifikimit të Shqipërisë, nuk e kanë humbur rastin. “Kombëtarja shqiptare ka fituar falë dronit”, kanë shkruajtur shumë prej tyre. Pak kanë të drejtë: droni në fushën e Beogradit më 14 tetor 2014, me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” zemëroi tifozët lokalë që u lëshuan kundër futbollistëve miq. Rezultati: ndeshja e pezulluar, çështja u dërgua në gjykatat sportive dhe në fund, tre pikë për Shqipërinë në tavolinë. Droni, sa për kronikë, u hodh në fushë nga një shqiptar.

6.Vitrina ndërkombëtare

Për t’i shtyrë futbollistët shqiptarë të japin maksimumin kanë ndikuar jo pak edhe mediat: si çdo kombëtare e vogël e futbollit, një prej objektivave parësorë është ai i “të dukurit”. Nuk është një mister që shumë prej lojtarëve që luajnë për Shqipërinë kanë shfrytëzuar rastin për t’u ekspozuar jashtë, për të përfunduar në ekipe më të mira. / Përshtati në shqip A.L – TemA

Leave a Reply

Back to top button