Sport

Corriere della Sera/De Biasi: “Na rrahën poshtërsisht”

Ndeshja ishte e mbushur me elektricitet që para shfaqjes së tij: djemtë e mi nuk mundeshin të bënin nxemjen. Nga tribunat vinte gjithcka, tymosës, gurë, monedha. Më pas, disa tifozë serbë hynë në terrenin e lojës dhe shumë prej lojtarëve të mi u rrahën në mënyrë të poshtër, u sulmuan nga mbrapa shpine, edhe nga shërbimi i sigurisë të stadiumit

biasi

“Për disa orë mendova se po jetoja në një makth”. Një ditë më vonë, Gianni De Biasi, që prej dhjetorit 2011 është trainer i kombëtares së Shqipërisë, është ende i tronditur nga ajo që ka përjetuar të martën në mbrëmje në Stadiumin Partizani të Beogradit. “Mendova se ishte një telekamerë, më pas pashë flamurin dhe e kuptova që gjërat do të shkonin për keq”.
Ai flamur e ndezi stadiumin.
Gjëra që nuk i kam parë ndonjëherë. Ndeshja ishte e mbushur me elektricitet që para shfaqjes së tij: djemtë e mi nuk mundeshin të bënin nxemjen. Nga tribunat vinte gjithcka, tymosës, gurë, monedha. Më pas, disa tifozë serbë hynë në terrenin e lojës dhe shumë prej lojtarëve të mi u rrahën në mënyrë të poshtër, u sulmuan nga mbrapa shpine, edhe nga shërbimi i sigurisë të stadiumit, dhe lojtarët u përpoqën të mbrohen.
Si u soll UEFA?
Kur arbitri e pezulloi ndeshjen dhe hymë në dhomat e zhveshjes, delegati i UEFA-s erdhi tek ne dhe pa katër futbollistë që nuk ishin më në gjendje të zbrisnin në fushë dhe me siguri unë nuk mund të bëja zëvendësime të tjerë. E pres me shumë interes vlerësimin e tij, dhe pres që të ketë qartësi.
A do të riktheheshit në Serbi?
Nëse duam të luajmë futboll, hajde luajmë. Por ne luftëra nuk bëjmë. Ndeshjet duhet të zhvillohen në kushte sigurie dhe në Beograd këto kushte nuk ishin.

Leave a Reply

Back to top button