Sport

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real. Vendimi, i pakthyeshëm

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi, sipas të dhënave në vendin e tij Portugali, një vendim që është përshkruar si “i pakthyeshëm”.

31-vjeçari, ish-sulmues i Manchester United, thuhet se është i zemëruar me trajtimin nga autoriteteve tatimore spanjolle dhe dëshiron të largohet nga vendi, sipas faqes së parë të të përditshmes portugeze “A Bola”.

Ronaldo është subjekt i një padie të ngritur nga prokurorët spanjollë mbi taksat që ata besojnë se ai duhet të kishte paguar për të drejtat e imazhit. Sulmuesi akuzohet se ka mashtruar me rreth 15 milion euro.

Real Madridi lëshoi një deklaratë ku mbështeste plotësisht lojtarin, duke pretenduar se ata ishin “absolutisht të bindur për pafajësinë e tij”.

Legjenda portugeze këtë muaj fitoi titullin e tretë të Ligës së Kampionëve si një lojtar i Madridit dhe të katërtin e karrierës së tij, por është aq “indinjuar” dhe mendon se është i persekutuar, saqë është gati të largohet dhe ia ka komunikuar këtë vendim Florentino Pérezit, Presidenti i Real Madridit./bota.al

Leave a Reply

Back to top button