Sport

Cristiano Ronaldo: “Nuk e kuptoj përse protestojnë ata të Juves”

Ronaldo ishte njeriu që ktheu penalltinë në gol, duke kualifikuar Realin e Madridit përballë Juventusit dje në mbrëmje.

Pas ndeshjes ai është shprehur: “Vuajtëm, por duhet të mësojmë prej kësaj. Eshtë mësim për të gjithë ne. Në futboll asgjë nuk është e dhënë. Duhet të luftosh deri në fund. Ne mund të kishim shënuar më shumë, por Juve dhe Buffon luajtën shumë mirë. Ne fituam me të drejtë, po të marësh të dyja ndeshjet.

Penalltia? Nuk e kuptoj përse protestuan, Lucas u rrëzua nga prapa. Po të mos kishin provokuar penalltinë, do të ishte gol.

Goli në minutën 98? Zemra të rreh më shpejt, por e qetësova veten. E dija që do të ishte vendimtar.

Gjysmëfinalet? Gjithçka mund të ndodhë në futboll. Ne nuk luajtëm mirë, por ishte një mësim i mirë për ne”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button