Shkence

Mes shkencës dhe psikikës / Cyborg-ët

Zhvillimi i “tekno-psikizmit” e ka origjinën e vet që në vitin 2002, me eksperimentet e implantimeve të miktoelektrodave në trurin e  njeriut. Projekti Cyborg, sic u quajt ai nga Kevin Warwick, profesor i kibernetikës në Universitetin e Reading, në Angli, kish të bënte me implantimin e një mikrocipi përmes mikroelektrodave në fibrat nervore të krahut të majtë, për të monitoruar kështu sinjalet që lëshonte truri i tij. Më pas, këta sinjale analizoheshin nga një kompjuter.

Në eksperimentet fillestarë në vitin 1998, Warwick ishte në gjendje të kontrollonte një karrike lëvizëse elektrike, një dorë artificiale dhe madje edhe kompjuterë të tjerë, përmes sinjaleve me radiovalë që lëshoheshin nga një mikrocip i implantuar në trurin e tij. Kompjuteri ishte i “trainuar” që të identifikonte modele të ndryshme të impulseve nervorë – secili përbënte një veprim apo një komandë të ndryshme – si dhe më pas ekzekutonte veprimin, si përshembull ndezja e dritës.

Më vonë, Warwick demonstroi që implanti mund të prodhonte ndjesi artificiale në krahun e tij përmes stimulimit të sinjaleve nervorë nga elektrodat. Duke e cuar edhe më tej eksperimentin, bashkëshortja e Warwick, Irena doli vullnetare që një mikrocip i dytë dhe më pak kompleks të implantohej në sistemin e saj nervor për të eksploruar se si lëvizjet, mendimi dhe emocionet mund të komunikohen nga një person tek një tjetër.

Warwick ishte në gjendje të dallonte sinjalë nervorë nga bashkëshortja e tij që më pas transmetoheshin në një kompjuter, përcilleshin nëpërmjet internetit dhe më pas ritransmetoheshin në implantin e tij përmes një kompjuteri. Ndonëse është planifikuar që të kryhen testime më të sofistikuar, këta eksperimente mbajnë gjallë mundësinë e telepatisë së ndërsjellë (praktikisht, ndjenja në distanca të largëta) që një ditë mund të jenë të disponueshme edhe për publikun. Nocioni mistik i një simpatie në distancë mund të bëhet realitet, por lidhja e dy apo më shumë njerëzve në këtë mënyrë mund të bëjë të mundur që dy bashkëshortë (apo pjesëtarë të cdo lloj grupi) të hyjnë praktikisht në mendjen e tjetrit. Për shembull,  dy persona, edhe pse të ndarë nga një distancë e gjatë fizike, mund të shkëmbejnë ndjenja mes tyre përmes internetit, si përshembull dhimbjen, trishtimin, gëzimin, apo edhe ndjesitë seksuale.

Leave a Reply

Back to top button