Sport

Daliç: “Në një finale Botërori nuk mund të fërshëllesh për atë penallti”

Zlatko Dalic  u ankua në sallën e shtypit për vendimin e Pitanës që sinjalizoi dorën e Perisic.

Për arbitrin. “Në një finale Botërori nuk mund të fërshëllesh për atë penallti. Me gjithë respektin e Francës, nuk kishim fat. Besoj se bëmë ndeshjen më të mirë të Botërorit, edhe pse na ndëshkuan shumë detajet.”

Për penalltinë. “I qëndroj asaj që thashë më sipër, tashmë është fakt. Nuk dua të them asgjë të keqe për arbitrin, e respektoj shumë kolegjialitetin. Dua të jem pozitiv, respektoj shumë Varin dhe mendoj se është i mirë për futbollin.”

Për ndeshjen. “Besoj se bëmë ndeshjen tonë më të mirë. Luajtëm shumë mirë gjysmën e parë të pjesës dhe fatkeqësisht u ndëshkuam nga autogoli, por vazhduam, u ngritën dhe shënuam, më pas erdhi penalltia…U përpoqëm me të gjitha mënyrat, por nuk ishte e thënë. Jemi të trishtuar, por krenarë të asaj që kemi bërë. Para së gjithash dua të përgëzoj Francën.”

Për fatin e keq. “Patëm momente me fat në këtë Botëror, por jo në finale. Kontrolluam ndeshjen, por dy golat e parë ishin një fat i keq. Më pas me të tretin e pashë të vështirë me thënë të drejtën. Nuk u dorëzuam dhe arritëm edhe golin e dytë. Besoj se po ikim me nder, por ishte e vështirë të tejkaloje 4 gola dhe të fitoje.”

Për mesazhin dhënë lojtarëve.” Jemi të trishtuar, por u thashë lojtarëve që nuk ka motive për të qenë të hidhëruar. Duhet të jenë krenarë për punën që ata kanë bërë. Në futboll është e pashmangshme humbja, ky është sporti dhe ky është futbolli dhe duhet repektuar edhe shënuesi. Megjithatë duhet të jemi krenarë.”

Për Luka Modric. “Jemi shumë të lumtur për Lukën. Ai e meriton çmimin si lojtari më i mirë, ka bërë një Botëror spektakolar. Ka bërë një punë të pabesueshme në të gjitha kuptimet e fjalës dhe për këtë po shpërblehet. Ka marrë titullin më i miri i Botërorit pa fituar titullin.” / bota.al

Leave a Reply

Back to top button