Sport

Dani Alvesh e pranon: Barca, ja pse po shkoj tek Juve

Screen Shot 2016-06-03 at 09.47.54U krye. Në Spanjë janë të sigurtë. Dani Alvesh ka firmosur me Juventusin një kontratë për dy vite me opsion për një të tretë. Dje Barcelona ka zyrtarizuar lamtumirën e mbrojtësit anësor brazilian, pas tetë vitesh. Dhe në Instagram, në një foto ku mban veshur një bluzë me ngjyrat bardhë e zi, vetë Alvesh ka përshëndetur Barcelonën. “Me këtë masazh nuk iki, dua thjeshtë të bëj të ditur se kam marrë vendimin të ndjek një tjetër sfidë për karrierën time, sepse dyert duhet të dish t’i hapësh, shfrytëzosh dhe mbyllësh kur vjen momenti i duhur. Dhe momenti im është ky. Po iki, por do të kthehem, sepse jam një culé. Faleminderit që më keni bërë të ndihem kaq i vlerësuar”.

Alveshi largohet nga Barcelona pasi ka fituar gjashtë herë Ligën, tre herë Champions League dhe tre herë Botërorin e klubeve. Me fanelën blaugrana ka luajtur 391 ndeshje dhe ka shënuar 21 gola. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button