Nunc est Bibendum

Darka për Xi Jinping: Haut-Brion e vitit 1989 dhe verë e gazuar angleze, mbetur e pahapur

xi jinping

Banketi i mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar me rastin e vizitës së presidentit kinez Xi Jinping përfshiu një Chateau Haut-Brion të 1989-ës, një verë të gazuar angleze të vitit 2009 si edhe një verë Porto të vjetëruar, sipas burimeve të cilave iu referohet revista Decanter

Rreth 150 të ftuar morën pjesë në darkën e rreth katër javëve më parë, për nder të presidentit Xi Jingping në Buckingham Palace, rezidenca zyrtare e Mbretëreshës. Mes miqve të ftuar ishin edhe kryeministri David Cameron dhe Princi William bashkë me gruan e tij, Kate Middleton.

Pjesë e banketit për Presidentin kinez dhe shoqëruesit ishte edhe vera e gazuar angleze Ridgeview Grosvenor 2009 Brut.

Sipas një burimi që kishte njohuri mbi këtë ngjarje, përzgjedhja e verërave të tjera nga qilari me vlerë 3 milion stërlina, i pritjeve qeveritare, përfshinte një Chateau Haut-Brion 1989, verë e kuqe që përbën një takim të përhershëm në ankandet e verërave më të rëndësishme, si dhe një vit sinonim i cilësisë së mirë e i shumë lavdëruar në Bordeaux, për shumë chateaux të famshme,

Miqtë gjithashtu iu shërbye një verë Porto nga prodhuesi Warre, e vitit 1977, një nga vitet më të vlerësuara në luginën e Douro-s, plus një Meursault Premier Cru Santenots 2007 nga Domaine Markezi i Angerville në Burgonjë dhe Klein Constantia Vin de Constance 2008 nga Afrika e Jugut.

Zyrtarët e qilarit qeveritar në Mbretërisë së Bashkuar përdorin shkallët A, B ose C, për të klasifikuar verërat që zgjidhen herë pas here për darka dhe shërbesa.

Me pompozitetin dhe ceremoninë që karakterizuan vizitën e Xi Jinping-ut, ishte e qartë se presidenti kinez konsiderohet niveli më i lartë. Qeveria britanike tha se prania e tij do të “zhbllokojë” 30 miliardë £ në marrëveshjet tregtare.

Menuja e darkës në Buckingham Palace, publikuar direkt nga gazeta The Guardian në blogun e saj, përfshinte një prerje (loin) mishi kaprolli nga prona Balmoral e Mbretëreshës që gjendet në Skoci, shërbyer në Madeira dhe salcë tartufi. Për të filluar, të ftuarit shijuan një fileto peshku romb zënë në bregun perëndimor, me muosse karavidhesh.

Një ‘’delice’’ çokollatë të errët, mango dhe lime u shërbuy për ëmbëlsirë.

Më poshtë menuja e plotë e darkës.

menuja

Leave a Reply

Back to top button