Sport

De Biazi, emra “të rinj” ndaj Serbisë

Screen Shot 2015-10-08 at 09.31.02

Trajneri De Biazi e ka ndarë mendjen dhe e ka përcaktuar përfundimisht Kombëtaren kuqezi, e cila do të zbresë në “Elbasan Arena” për ndeshjen ndaj Serbisë. Në seancën e fundit stërvitore, ai ka punuar shumë taktikisht me grupin e futbollistëve që do të luajnë që nga minuta e parë, duke mos i mbajtur më sekret të besuarit e tij. Nëse De Biazi vazhdon t’i mbesë besnik skemës 4-3-3, skuadra do të ketë ndryshime emrash, krahasuar me ndeshjet ndaj Danimarkës dhe Portugalisë.

Në portë, do të jetë i padiskutueshmi Etrit Berisha, para të cilit do të rreshtohet katërshja e mbrojtjes me Elseid Hysajn në të djathtë të rikthyer nga dëmtimi dhe Ansi Agollin, si përherë në të majtë. Në qendër të tyre do të jetë kapiteni Lorik Cana, i cili kësaj here do të ketë përkrah Berat Gjimshitin, që ka ulur në stol Arlind Ajetin. Edhe reparti i mesfushës do të ketë ndryshime. Në qendër do të rikthehet Migjen Basha, që zëvendëson Burim Kukelin, duke patur në krahë Andi Lilën e rikthyer në të djathtë dhe Taulant Xhakën në të majtë. Në majë të sulmit do të luajë Bekim Balaj në vend të Sokol Cikalleshit, i cili do të mbështetet nga mesfushorët sulmues, Ledian Memushaj nga e djathta dhe Ermir Lenjani nga e majta. Ky besohet të jetë formacioni i Kombëtares sonë kuqezi për ndeshjen e së enjtes ndaj Serbisë, të cilin trajneri Xhani De Biazi pritet vetëm ta zyrtarizojë në fushën e “Elbasan Arenës”./Sportal

Leave a Reply

Back to top button