Sport

De Rossi: T’ia rifillojmë nga burrat e vërtetë. Jo nga personazhet

de rossiHidhërim, zemërim, zhgënjim. Kështu ka përfunduar botërori i të kaltërve. Daniele De Rossi, që ka qëndruar në bankinë për shkak të dëmtimit, është shprehur për RAI-n me të njëjtën forcë si Buffoni. “Duhet të bëjmë analizë me qetësi dhe mendjemprehtësi. Tani rrezikojmë të theksojmë gjëra që kanë më pak vlerë nga sa mendohet. Eshtë e rëndësishme të mos krijojmë alibi. Sigurisht, ka patur elementë që kanë kushtëzuar rezultatin, si i nxehti apo arbitrimi negativ, por nuk duhet të flasim për këto. Duhet të harrojmë me shpejtësi. Madje më lejoni të vetëkorrigjohem: duhet të mbajmë mirë parasysh gjithcka dhe të fillojmë nga burrat e vërtetë. Jo nga figurinat apo personazhet: këta nuk i shërbejnë kombëtares. I qëndroj me pikë e me presje asaj që ka thënë Gigi Buffon. Mund të na bëjë mirë nëse reflektojmë për ato që ka thënë kapiteni, një prej portierëve më të mirë të të gjithë kohërave. Kush nuk ndien që mund të ofrojë të njëjtin angazhim, kush nuk ka të njëjtin pasion, le të qëndrojë në shtëpi”.

Leave a Reply

Back to top button