Sport

Deklarata e Ibrahimoviç: Kthehem dhe fitoj titullin me Mançesterin

Zlatan Ibrahimovic wshtw lojtari mw kontrovers, gjithmonë bwhet protagonist edhe kur wshtw jashtë fushave. Riaftësimi i tij po vjen në kohë rekord, ndaj u premton tifozëve të Mançester United se do ta shohin në formën mw tw mirw brenda këtij viti. Dëmtimi i pësuar në muajin prill në ligametin e gjurit e ka bërë sulmuesin gjigant edhe më të vendosur për t’u rikthyer fitimtar te “Djajtë e Kuq” të Mourinhos.

“Rikthehem për të përfunduar atë që nisa dhe e lashë në mes. Gjithçka që arrita në sezonin e parë, ku fituam tre trofe, do ta çoj më tej. Objektivi im është titulli në Premier League. Ky do të jetë synimi final me Mançesterin. Në të vërtetë, kur u dëmtova, fillimisht mendova se do të ishte shumë e lehtë për mua, sepse kurrë nuk kisha pësuar ndonjë dëmtim serioz. Por kur më diagnostikuan, të gjithë nisën të spekulonin se isha shumë i vjetër dhe se karriera ime kishte përfunduar. Sfidoj këdo më kapacitetin tim, po ashtu veproj edhe me trupin tim.”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Back to top button