Sport

Dhjetë rekordet që theu Barcelona këtë sezon

  1. Seria e ndeshjeve pa humbje

Barcelona ka zhvilluar 41 ndeshje pa pësuar humbje në La Liga, teksa mbeten edhe 4 ndeshje deri në fund të kampionatit. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Reali i Sociedadit në sezonin 1979-1980.

2. Fillimi më i mirë i sezonit

Starti i sezonit 2017-2018 ishte fluturues për Barcelonën, më i miri në historinë e klubit. Në fakt, ekipi i Ernesto Valverdes ende nuk ka pësuar humbje në La Liga, në 34 ndeshjet që ka luajtur deri më sot. Rekordi i mëparshëm ishte ai i ekipit të Guardiolës në 2010-2011, me 31 ndeshje pa humbje.

3. Goditje shtylle

Barcelona ka shënuar shumë gola këtë sezon, por edhe kanë goditur shtyllën 32 herë. Asnjë ekip tjetër në La Liga apo në pesë kampionatet e mëdha të Evropës, nuk e ka testuar kaq shumë shtyllën. Dhe kështu ka ndodhur në tre sezonet e fundit të La Ligas. Ekipi i dytë që e ka goditur më shumë shtyllën është Reali i Madridit, me 24.

4. Ruajtja e besimit

Barcelona është kthyer nga disavantazhi, duke barazuar ose fituar një ndeshje në nëntë raste. Katër herë kanë marrë tre pikë, dhe në pesë raste të tjera kanë marrë barazim.

5. Fitore historike në Bernabeu

Fitorja 0-3 ishte e treta resht në stadiumin Santiago Bernabeu në La Liga, një gjë që nuk ishte arritur kurrë më parë.

6. Mallkimi i Anoetas

Barcelona humbiste 2-0 por më pas u rikthye fuqishëm dhe e mundi Realin e Sociedadit me rezultatin 2-4 në Anoeta, në fillim të sezonit. Ishte fitorja e parë në stadiumin bask, pas 11 sezonesh pa fituar atje.

7. Mbrojtja e fortë

Një rekord i ri u vendos këtë vit, për sasinë e golave të pësuar në 10 ndeshjet e para, me vetëm tre gola. Barcelona ka pësuar vetëm 21 gola këtë sezon, e dyta në La Liga.

8. I pandalshmi Leo Messi

Leo Messi e kaloi Gerd Mylerin si golashënuesi më i mirë në historinë e ekipeve kryesore evropiane, për një ekip të vetëm. Argjentinasi ka shënuar kundër 36 skuadrave të ndryshme në La Liga, duke lënë pas Raul Gonzalesin.

9. Predatori Luis Suarez

Me golin e tij kundër Malagas në La Rosaleda, uruguajani ka shënuar tashmë kundër cilësdo skuadër me të cilën është ndeshur në Primera Division.

10. Talismani i Barcelonës

Ter Stegen, portieri gjerman ka luajtur në secilën prej 41 ndeshjeve pa humbje që kanë vendosur edhe rekordin historik tashmë të skuadrës së Valverdes. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button