Video

Dhuna filloi shumë më herët. Ja pamjet

dh 5Po të vëresh të gjithë mediat ndërkombëtare sot, ka një përpjekje për të paraqitur ngjarjet e djeshme në stadiumin e Partizanit të Beogradit, në një formë shkak-pasojë të thjeshtësuar. Në pjesën dërrmuese të tyre, gjithcka nis me minihelikopterin që fluturon bashkë me pëlhurën ku janë stampuar simbolet shqiptarë, gjë që ka shkaktuar më pas gjithcka tjetër që ka ndodhur në fushën e lojës. Një përpjekje deri në kufijtë e justifikimit, për të gjithë aktet shtazarakë të dhunës që ndodhën kundër futbollistëve shqiptarë.
Po kështu, edhe deklaratat e sotme të organeve më të lartë të futbollit, duke filluar nga Sep Blateri, fokusoheshin tek problemet që paraqesin mesazhet politikë në një ndeshje futbolli, ndërkohë që më tej i lihet pak vend edhe dënimit të akteve të dhunës.
Me fotografitë që po botojmë e që janë shkëputur nga materiali filmik, po përpiqemi të ofrojmë një rindërtim kronologjik të ngjarjeve që, njëra pas tjetrës, kontribuan në tensionimin e skajshëm të situatës. Një tension që, më shumë se sa i lindur ashtu papritur, nga hici, ishte i mbarsur shumë më herët.
PA FILLUAR NDESHJA: Fillon ekzekutimi i himnit të Shqipërisë. Të gjithë tifozët serbë e fërshëllejnë fort, në një përpjekje për ta bërë të padëgjueshëm. Titanike përpjekja e futbollistëve tanë për të bërë të dëgjohet sa më fortë zëri i tyre.

dh 1
MINUTA 4: Mesfushori serb, i karikuar fort edhe prej atmosferës në shkallët e stadiumit, bën një ndërhyrje tejet të rëndë ndaj futbollistit Ansi Agolli, me takë.

dh 3
MINUTA 20: Burim Kukeli gjakoset nga një futbollist serb. Gjyqtari vazhdon lojën ndërkohë që kapiteni serb nxjerr topin jashtë me nervozizëm, duke lënë të kuptohet për një simulim të futbollistit shqiptar. Më pas kërkon falje. Por ndërkohë situata në shkallë sa vjen e tensionohet më shumë.

dh 2
MINUTA 35. I njëjti futbollist, Ansi Agolli, shkon të vendosë topin në korne për të ekzekutuar goditjen e këndit. E pamundur. Gjithfarësoj sendesh, ku spikasin fishekzjarrët e ndezur e detyrojnë të largohet dhe ndeshja ndërpritet për disa caste. Ndërhyjnë futbollistët serbë që Agolli të rikthehet të ekzekutojë goditjen e këndit.

dh 4
Të gjitha këto kanë ndodhur përpara se të vinte minuta 43 dhe të shfaqej mbi stadium minihelikopteri. Ngjarjet e mëtejshme i dimë tashmë të gjithë.

 

Leave a Reply

Back to top button