Sport

Diego Maradona: FIFA nuk më lejoi të shihja Argjentinën

maraLegjenda argjentinase, Diego Maradona, ka thënë se FIFA ia kishte ndaluar pjesëmarrjen në Maracana për të ndjekur ndeshjen ndërmjet Argjentinës dhe Bosnje e Hercegovinës. 53-vjeçari ka thënë se nuk ishte lejuar që të hynte në stadium para ndeshjes dhe ishte dashur që ta shohë takimin në televizor nga hoteli. “Nuk mu lejua që ta shikoja ndeshjen, dhe mu desh të kthehesha në hotel dhe ta përcillja pjesën e dytë (në televizor)”. “Bëra gjithçka që munda, por ata nuk na lejuan. Dikush tha jo, nuk mundesh, prandaj mu desh ta shikoja në televizor”. “Shpresoj që të zgjidhet kjo çështje, sepse dua ta shikoj Argjentinën në shumë ndeshje”, ka deklaruar Maradona për kanalin TyC Sports. Fituesi i Kupës së Botës së fundmi e ka kritikuar FIFA-n për korrupsion dhe ndoshta kjo është arsyeja që ai nuk është lejuar të hyjë në stadium.

Leave a Reply

Back to top button