Your Life

Disa gjëra stresuese që nuk duhet t’i toleroni më. Që sot!

Ka shumë gjëra që mund të na stresojnë, sidomos kur duam të krijojmë historitë tona të suksesit. Fatkeqësisht, shumica prej nesh përfundojmë duke toleruar zakonet tona të këqia, edhe pse na shkaktojnë një pjesë të madhe të stresit që përjeotjmë. Ja disa zakone që duhet të pushojmë së toleruari, që sot!

1. Marrëdhëniet toksike.

Mos shpenzoni më kohë me njerëzit e gabuar. Jeta është shumë e shkurtër për të humbur kohë për njerëz që janë toksikë. Njerëzit në jetën tuaj duhet t’ju mbështesin, ndihmojnë dhe t’ju ngrenë humorin. Nëse jo, ka të ngjarë të shkaktojnë shqetësim për të cilin nuk keni nevojë dhe nuk duhet ta toleroni. Për të pasur sukses, keni nevojë për marrëdhënie që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë me veten tuaj.

2. Të gënjyerit e vetes suaj.

Të gjithë gënjejnë – ky është fakt – por të gënjyerit e vetes mund të shkaktojë shqetësime të panevojshme. Nëse doni të jeni të suksesshëm, duhet të ndërmerrni shanset dhe rreziqet, dhe mbi të gjitha duhet të jeni të sinqertë me veten.

3. Mos ndarja me të kaluarën.

Ju do të jeni më pak të stresuar me veten nëse do mund të shkëputeni nga e kaluara. Ju nuk mund të filloni kapitullin e ardhshëm të jetës tuaj, nëse vazhdoni të lexoni një kapitull të vjetër.

4. Të kënaqurit me pak.

Një mënyrë e pagabueshme për të shkaktuar stres në jetën tuaj, është që të filloni t’i lini nevojat tuaja për në fundit dhe t’i mbani ato në “sediljen e pasme”.

5. Besimi në perfeksionizëm.

Tundimi për të qenë perfektë, vetëm sa provokon ankth. Bota reale nuk i shpërblen perfeksionistët; Ajo shpërblen njerëzit që bëjnë që gjërat të ndodhin.

6. Kapja pas frikërave tuaja.

Nëse keni frikë të bëni një gabim, nuk do të keni sukses. Bërja e diçkaje, qoftë edhe gabim, është 100 herë më produktive sesa të mos bësh asgjë, prandaj mos lejoni që frika juaj t’ju pengojë të bëni atë që duhet të bëni. Çdo histori suksesi ka gjurmë të dështimeve brenda; çdo gabim mund të çojë në sukses.

7. Ulja e vetes tuaj.

Mjaft e zhvlerësuat veten. ka aq shumë njerëz që janë gati ta bëjnë, saqë nuk ka nevojë t’ia bëni ju vetes. Ndryshojini mendimet tuaja mendjengushta, në objektiva të gjera dhe fuqizohuni, në vend se ta zhvlerësoni veten. Refuzoni uljen e vetes tuaj apo standarteve tuaja; në vend të kësaj, shikoni vetëm lart.

8. Pranimi i justifikimeve tuaja.

Herët ose vonë do të kuptoni se justifikimet nuk ju shpien atje ku dëshironi. Dhe nëse doni sukses, ju do të duhet të merrni gjërat në duart tuaja dhe ta bëni atë të ndodhë. Justifikimet shkaktojnë tensione, ndërsa fuqia krijon vendosmëri.

9. Të qënit xhelozë.

Mos u shqetësoni se kush mund të jetë më i suksesshëm se ju. Në vend të kësaj, përqendrohuni në thyerjen e rekordeve tuaja dhe tejkalimin e qëllimeve tuaja. Suksesi është një betejë mes jush dhe vetes, kaq. Jo me të tjerë.

Në fund të ditës mos kini tolerancë për gjërat që ju stresojnë dhe të cilat qëndrojnë si pengesë, mes jush dhe madhështisë suaj. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button