Thenie

Disa thënie të forta mbi rëndësinë e mendjes tuaj

Mendja nuk është një enë që duhet mbushur, por një zjarr që duhet mbajtur ndezur. – Plutarku

Ti mund të jesh i varfër, këpucët mund t’i kesh të shqyera, por mendja jote është një pallat mbretëror. – Frank McCourt

Një mendje e mirë dhe një zemër e mirë janë gjithmonë kombinim i mrekullueshëm. Por kur i shton kësaj një gjuhë apo penë të mençur, atëherë ke diçka shumë speciale. – Nelson Mandela

Inteligjenca është aftësia për t’iu përshtatur ndryshimit. – Stephen Hawking

Talenti fiton ndeshjet, por loja në ekip dhe inteligjenca fiton kampionatet. Michael Jordan

Njerëzit e marrë konsiderohen të çmendur nga shoqëria, vetëm sepse inteligjenca e tyre nuk kuptohet. – Zhou ëeihui

Truri është si muskul. Kur e përdorim ne ndjehemi mirë. Të kuptuarit e gjërave sjell gëzim. – Carl Sagan

Kur gjejmë dikë që është i guximshëm, argëtues, inteligjent dhe i dashur, duhet të falënderojmë Universin. – Maya Angelou

Inteligjencë plus karakter – ky është objektivi i arsimit të vërtetë. – Martin Luther King Jr

Jam kaq i zgjuar, saqë ndonjëherë nuk kuptoj as edhe një fjalë nga ato që them. – Oscar Wilde / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button