Your Life

Do ju ndryshojnë mënyrën se si mendoni, këto thënie të Dalai Lamës

Në dritën e ngjarjeve që po ndodhin përreth botës, duke patur parasysh gjendjen e planetit dhe njerëzimit, kur mendojmë për vuajtjet e të pafajshmëve nën tiraninë e pakicës, ia vlen të lexosh fjalët e urtësisë së Dalai Lamës. Ja 20 prej tyre:

Për të përballuar zemërimin dhe emocionin:

  • Unë e konsideroj urrejtjen si armikun më të lartë.
  • Burimi final i lumturisë sime mendore, është paqja në mendjen time. Asgjë nuk mund ta shkatërrojë atë, përvec zemërimit tim.
  • Pakënaqësia është fara e zemërimit.
  • Vetëm një armik na e jep mundësinë për të praktikuar durimin.
  • Qasja ime ndaj njerëzve të tjerë, është që gjithmonë t’i shoh ata nga një nivel human.

Për gëzimin dhe të jetuarit mirë

  • Njerëzit kanë potencialin jo vetëm të krijojnë jetë të lumtura për veten e tyre, por edhe të ndihmojnë qenie të tjera.
  • Ka gjithmonë ekstreme, por rruga e mesme është rruga e duhur.
  • Kënaqësia është celësi.
  • Shumë gjëra varen nga sjellja jonë.
  • Sjellja e mirë është rruga që e bën jetën më kuptimplotë, më konstruktive dhe më paqësore.

Vdekja

  • Sëmundjet ndodhin. Kur sëmundjet ndodhin, më e mira është që t’i pranojmë.
  • Vdekja është pjesë e të gjithë jetëve tona.
  • Ngjarja e pafat mund të jetë një burim i forcës së brendshme.
  • Pak vuajtje mund të jetë një mësim i mirë për jetën.
  • Nëse i shohim problemet nga pikëvështrime të ndryshme, ne e ulim barrën mendore.

Dhënia e marrja

  • Dhembshuria është në fakt gjëja më e vyer.
  • Me dhembshurinë e sinqertë, ju i shihni të tjerët si më të rëndësishëm se vetja juaj.
  • Ashtu sikurse ju keni dëshirën e natyrshme instiktive për të qenë të lumtur, ashtu e kanë dhe qeniet e tjera. Ashtu si ju keni të drejtën e lindur ta përmbushni këtë aspiratë, ashtu e kanë edhe qeniet e tjera. Atëherë, mbi cfarë bazash diskriminoni?
  • Një miqësi e vërtetë zhvillohet mbi bazën e dashurisë njerëzore, jo parasë dhe pushtetit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button