Kulture

Do të botohet një ese e papublikuar e Foucault-s, që eksploron seksualitetin e etërve themelues të Kishës

Në vitin 1976, Foucault filloi një projekt masiv që kërkonte të eksploronte sekualitetin perëndimor që nga Greqia e lashtë deri në ditët tona. Nga “Historia e Seksualitetit” u publikuan tre vëllime, por një i katërt mbeti përgjysëm nga vdekja e mendimtarit në vitin 1984 për shkak të një komplikacioni nga Sida. Tani pas 34 vitesh pas vdekjes së tij, shtëpia botuese “Gallimard” vendosi të publikojë këtë projekt të pa publikuar. Ky volum i katërt mban titullin “Rrëfimet e mishit” dhe trajton doktrinat e elaboruara nga etërit, themelues të kishës. Edhe pse ky volum mban numrin 4, në të vërtetë ishte i dyti që filozofi kishte filluar të shkruante. Pasi publikoi të parin që ishte një hyrje e përgjithshme e temës me titull “Vullneti i të diturit” dilloi t’i jepte formë kësaj eseje. Pavarsisht se e ruante këtë ese të papërfunduar, Foucault kurrë nuk donte ta publikonte. Ashtu siç e citon e përditshmja britanike “The Guardian” francezi specifikoi në një testament që nuk donte që vepra të publikohej pas vdekjes së tij. Në hyrjen e librit, filozofi Frederic Gros justifikon publikimin dhe aludon se ka kaluar shumë kohë dhe kushtet janë të ndryshme dhe nënvizon se vendimi i përket titullarëve të të drejtave të Foucault-s. Për disa studiues, vepra e Foucault-s në këtë ese të papërfundur është çelësi i të gjithë serisë “Historia e seksualitetit” Motivi? Trajton temën sesi kristianizmi zëvendësoi nocionin afrodiziak të kënaqësisë që mbretëronte në Greqinë e lashtë me konceptin e mishit, një ide vertebralisht (strukturalisht) e mendimit të vet kristianizmit. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button