Sport

Do të qëndrojë tek Liverpuli? Jo! Barça hidhet “me kokë” për Kutinjon

Tani që Filip Kutinjo po i dorëzohej fatit të tij tek të kuqtë e Liverpulit, pas refuzimit të ofertës së tretë të Barcelonës, SkySports britanik vë sërish gjithçka në diskutim duke shpallur ardhjen e afërt të një oferte të katërt të katalanasve, prej 138 milionë stërlinash, ose 150 milionë Eurosh (101 milionë në fillim plus bonuse).

“Filip nuk ka qenë asnjëherë më i vendosur për t’u larguar nga Liverpuli – i ka thënë SkySport një burim spanjoll – dhe të thuash që Barça po tërhiqet është një absurditet i vërtetë. Kanë hedhur gjithçka për ta marrë dhe nuk do të heqin dorë asnjëherë, deri sa të vishet blaugrana”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button