Nunc est Bibendum

Donald Trump – Menu Inaugurimi

Dollia për ditën e inaugurimit të presidentit Donald Trump në Washington DC u ngrit me verë kaliforniane; cilësia e verërave kaliforniane, një “kompensuese” e shifrave që tregojnë se “Shteti i artë” ka votuar fuqishëm për Hillary Clintonin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ka patur tre verëra listuara në menunë për drekën tradicionale të përurimit, teksa Donald Trumpi është bërë edhe zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara.

Një platformë e tillë prestigjioze mund të ndikojë fort në rritjen e shitjeve të verërave të zgjedhura.

Por, njëra nga verërat kërcënon të ri-ndezë konfliktin mes organizatorëve të inaugurimit dhe Zyrës Champagne Bureau në Uashington (kjo zyrë është përfaqësues i Comité Champagne, shoqata tregtare që përfaqëson të gjithë kultivuesit e rrushit dhe shtëpitë prodhuese në Champagne, Francë).

Zyrtarët kanë shërbyer Special Inaugural Cuvée of ‘California Champagne’ nga prodhuesi Korbel. Një verë e ngjashme Korbel, u shërbye edhe gjatë inaugurimit të presidentit Obama katër vjet më parë dhe çoi në një letër ankesë nga Bureau Champagne në Uashington.

Prodhuesi Korbel mumd ta etiketojë verën e tij si Champagne, meqë ai e ka bërë këtë që përpara marrëveshjes së vitit 2006 lidhur mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që ndaloi përdorimin e emërtimit Champange për të gjitha verërat e gazuara amerikane që prej atij momenti.

Po ashtu, në menunë e drekës gjejmë edhe J. Lohr’s Arroyo Vista Chardonnay 2013, prodhuar nga  Arroyo Seco AVA e kontesë Monterey County.Si verë e kuqe është zgjedhur Delicato Family Vineyards’ Black Stallion 2012, tirazh i kufizuar, nga Napa Valley

Të tre verërat e inaugurimit kanë çmime relativisht modeste po të kemi parasysh kontekstin në të cilin do të shërbehen. Të dy verërat jo të gazuara kushtojnë më pak se 25 dollarë për shishe.

Ushqimi që do ka shoqëruar e përmendura, sipas menusë së mëposhtme:

Antipastë: Aragosta nga Maine dhe karkaleca me një salcë shafran dhe crumble kikirikash.

Pjatë e dytë: Do të ndjekë si gatim kryesor, një Angus i rracës Seven Hills, i pjekur në skarë në një salsë çokollate të errët dhe dëllinjë dhe patate gratin. Një vakt i tillë të pasur mund ta “takojë” me ‘kokë lart’ Cabernet-in me trup të plotë.

Ëmbëlsirë: çokollatë sufle dhe akullore me qershi e vanilje.

 

Leave a Reply

Back to top button