Your Life

Doni të shfaqeni tipa të zgjuar? Ndiqni këto këshilla

Dëshironi të dukeni më inteligjentë? Më poshtë janë disa këshilla nga studimet e fundit.

Komunikoni qartë

Nëse përdorni një fjalor kur shkruani mesazhet, mund të jeni fajtorë se po përpiqeni të rrisni perceptimin për inteligjencën tuaj.

“Njerëzit e mençur priren të përdorin fjalorë të ndryshëm,” thotë Daniel Oppenheimer, profesor i psikologjisë njohëse në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos. “Njerëzit mendojnë, nëse mund të tregoj se kam një fjalor të mirë, do të dukem më i mençur”.

Por studimet e Oppenheimerit tregojnë se autorët konsiderohen më të mençur kur shkrimi është më i lehtë për t’u kuptuar. Përdorimi i fjalëve të mëdha vetëm për t’i bërë përshtypje njerëzve, në fakt mund të ketë efekt të kundërt.

“Njerëzit e lidhin inteligjencën me qartësinë e shprehjes”, shpjegon Oppenheimer, duke shtuar se vërtetë njerëzit më të mençur përdorin fjalë më të gjata në shkrimet e tyre, por qëllimi i tyre është sërish që të shkruajë në mënyrë të qartë.

Mbajtja e syzeve mund të ndihmojë

Sipas një studimi nga Kolegji i Optometristëve në Mbretërinë e Bashkuar, 43 për qind e njerëzve mendojnë se syzet i bëjnë njerëzit të duken më të zgjuar, dhe 40 për qind e njerëzve e konsiderojnë se është më inteligjent kush mban lente të qarta.

“Syzet janë lehtësisht të dukshme dhe na lejojnë një përfundim të menjëhershëm pa përpjekje”, thotë Vojciszke, i cili jep mësim në Universitetin e Shkencave Shoqërore dhe Humanistikës në Sopot të Polonisë.

“Shumë njerëz që konsiderohen të mençur – siç janë profesorët dhe burrat e shtetit – mbajnë syze më shpesh se budallenjtë. Pra, çdo shenjë që lidhet me zgjuarsinë – libra të trashë, një fjalim i rrjedhshëm, madje edhe flokët e thinjur, mund të krijojnë përshtypjen e zgjuarsisë “.

Burrat: Tregoni barcaleta

Një studim francez i botuar në revistën “Psychological Reports” zbuloi se gratë që dëgjojnë burra që tregojnë shaka, besojnë se këta janë më të mençur dhe më tërheqës se burrat që bisedojnë rreth temave të zakonshme. Mund të ketë një farë të vërtete në këtë, sepse kërkohet një nivel i caktuar intelekti për të bërë herë pas here humor.

“Burrat me një sens të mirë humori tregojnë inteligjencë më të lartë”, pohon Vojciszke. “Kështu që njerëzit mund ta përdorin humorin si një shenjë të sinqertë të inteligjencës (e vështirë të bësh gjoja)”.

Buzëqeshni në mënyrë origjinale

Njerëzit, buzëqeshjet e të cilëve duken origjinale, me rrudha rreth syve, gjykohet të jenë më inteligjentë sesa njerëzit, buzëqeshjet e të cilëve duken të rreme, sipas një studimi në Journal of Nonverbal Behavior. Nuk ka korrelacion midis buzëqeshjeve dhe zgjuarsisë; gjykimet nxiten nga paragjykimet.

“Njerëzit shpesh mbështeten në dy lloje paragjykimesh kur krijojnë përshtypje”, thotë autorja e studimit Susanne Quadflieg, profesore në psikologjinë eksperimentale në Universitetin e Bristol. “Efekti i ashtuquajtur “halo”: nëse ata kanë një përshtypje spontane për një person – dhe buzëqeshjet origjinale mund të sjellin një reagim të shpejtë dhe të favorshëm – ata kanë prirjen të gjykojnë karakteristika të tjera, si inteligjenca e personit, edhe më pozitivisht. Dhe ‘Efekti ajo që është e bukur është e mirë’: nëse njerëzit e konsiderojnë dikë tjetër tërheqës – dhe një buzëqeshje origjinale tenton të rrisë atraktivitetin – ata janë të prirur që të shohin cilësi të tjera të mira tek ta, të tilla si inteligjenca.

Lexoni

Një sondazh zbuloi se më shumë se gjysma e britanikëve pranuan se bënin gjoja sikur  kishin lexuar klasikë të tillë si Lufta dhe Paqja, për t’u dukur më të zgjuar. Mund të dukeni më mbresëlënës në një moment, por ju nukdo jeni në gjendje të ruani hapin.

“Shumica e ndërveprimeve tona të përditshme me të tjerët janë shumë të shkurtra dhe sipërfaqësore,” thotë Vojciszke. “Megjithatë, është më e vështirë të na gënjejnë gjatë ndërveprimeve të zgjatura ose të përsëritura”.

Bëni kontakt me sy

Nëse ju shikojnë në sy gjatë kohës që jeni duke folur, ka më shumë gjasa të mendoni se janë inteligjentë.

“Kontakt i mirë me sy do të thotë se personi tjetër është i vetëdijshëm për atë që po bëni ose po thoni,” thotë Vojciszke. “Nëse nuk janë reagues, kjo do të thotë që ju jeni të shurdhër ose ata janë memecë. Përballë një zgjedhje të tillë, nuk është çudi që shumica prej nesh preferojnë të mendojnë se ata janë memecë”.

Ky perceptim mund të bazohet në të vërtetën: studiuesit në Universitetin Brandeis në Masaçusets, SHBA, zbuluan se biseduesit që ruanin me sy dilnin më mirë në testet e IQ se ata që shmangnin vështrimin e dikujt.

Hiqni alkoolin

Pijet alkoolike ulin perceptimin e inteligjencës. Një studim në Revistën e Psikologjisë së Konsumatorit, zbuloi se njerëzit që mbajnë në dorë një gotë verë apo një birrë gjykohen më pak inteligjentë se ata që mbajnë pije joalkoolike, apo ujë.

Jini të mirë

Vetëvlerësimi rritet kur njerëzit e perceptojnë veten si inteligjentë, por të tjerët vlerësojnë tipare të tjera. “Njerëzit do ju pëlqejnë jo se jeni të zgjuar, por për shkak të ngrohtësisë dhe mirësisë suaj”, thotë studiuesi. “Megjithatë përveç pëlqimit është edhe respektimi, dhe ky vërtetë bazohet tek inteligjenca. Kështu që kur doni që të tjerët t’ju pëlqejnë, paraqituni si një tip që është i mirë apo e mirë. Por nëse doni që t’ju respektojnë, paraqituni më mirë si inteligjentë se sa të mirë”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button