Sport

Draxler “kërcënon” Barcelonën

Ylli i Paris Saint-Germain, Julian Draxler nuk i trembet Barcelonës dhe nuk beson se katalanasit do arrijnë të kthejnë rezultatin në “Camp Nou”.

Në një deklaratë për mediat, Draxler është shprehur se ekipi i tij nuk duhet të luajë në mbrojtje që të mbrojë rezultatin por duhet të vazhdojë të sulmojë.

“Shumë ekipe kanë humbur 5-0 në “Camp Nou”, ne e dimë se gjithçka është e mundur. Por unë jam i bindur se do të kemi sukses dhe do të kualifikohemi për çerekfinale. Unë mendoj se është e rëndësishme që të sulmojmë dhe jo vetëm të mbrohemi. Do të jetë një lojë e veçantë për mua, sepse unë kurrë nuk kam luajtur në Camp Nou”, u shpreh gjermani.

Leave a Reply

Back to top button