Shkence

Duket si lodër, por është e ardhmja. Avioni elektrik i NASA-s

Screen Shot 2016-03-19 at 09.46.41

Duket si një lodër me telekomandë, por mund të jetë avioni ekologjik i të ardhmes. Eshtë 9.4 metra i gjatë, ka dy krahë të mëdhenj sa një e treta e atyre normalë dhe vihet në lëvizje nga 18 motorrë elektrikë: NASA po e teston dhe e ka quajtur LEAPTech.

Risia e vërtetë e LEAPTech, që e dallon nga projektet e tjerë në qarkullim, qëndron në teknologjinë e shfrytëzuar për krahët, të cilët zënë një sipërfaqe sa një e treta e atyre që përdoren sot nga avionët me përmasa të ngjashme. Të montuar në këtë krahë të lehtë me fibër karboni janë 18 motorrë elektrikë, të cilët ushqehen me bateri litiumi. Këta motorrë elektrikë shkaktojnë një rritje uniforme të shpejtësisë së ajrit përreth krahëve, duke përshpejtuar shtytjen lart.

Secili prej 18 motorrëve është i pavarur nga të tjerët, kontrollohet nga një kompjuter me qëllim që t’u lejojë inxhinierëve të vendosin një shpejtësi në bazë të kushteve atmosferike dhe për të marrë performancën më të mirë të mundshme. Ky sistem ka efekte në reduktimin e rezistencës aerodinamike të përgjithshme, që përkthehet në më shumë eficencë energjetike, më shumë shpejtësi, një drejtim më i lehtë dhe më pak zhurmë nga motorrët./bota.al

Leave a Reply

Back to top button