Sport

Dy fitore, prej kurajës: kjo është rruga që duhet ndjekur. Analiza e Arrigo Sakit

Nga Arrigo Saki

Për pak u krye mrekullia. Roma ia doli, Juve pothuajse, dhe do ta kishte merituar. Askush nuk do të mund ta kish imagjinuar, mënyrën se si do të fitonin skuadrat italiane: jo me mbrojtje heroike në pritje të gabimeve të të tjerëve, por duke u përplasur në çdo moment, me bujari dhe zotësi.

Kishte vite që skuadrat spanjolle na mundnin, duke u imponuar në lojë, edhe në ato pak raste kur humbnin. Këtë herë ndodhi diçka, që nuk kishte ndodhur asnjëherë: skuadrat italiane kanë fituar me meritë dhe si protagoniste, me një futboll pozitiv dhe argëtues.

Roma e kapi për fyti Messin me shokë, presingu ishte i fortë dhe i vazhdueshëm.

Kishte muaj që Eusebio Di Francesco punonte me bindje dhe mbi një projekt, që dilte nga ankthet dhe frikërat tona, e ka bërë me gjallëri dhe me një aftësi të rrallë, për të krijuar një skuadër pozitive dhe dominuese: donte fitoren përmes meritës dhe bukurisë së lojës. Verdhekuqtë mbërritën në ndeshjen më të rëndësishme të gatshëm për të bërë hapin e madh, idetë e Di Francescos, puna e bërë në këta muaj, kurajo e tij e bindën grupin që u transformua në një skuadër me ndërveprime jo vetëm agonie dhe fizike, por edhe teknike dhe taktike.

Juve kreu një kryevepër: sfiduese, kurajoze, me shumë cilësi kolektive dhe individuale. Allegri, si gjithmonë, ka gjetur formacionin më të mirë dhe ka lënë mënjanë maturinë. Max dhe të tijtë kanë vënë përfund frikërat, teprimet taktike, stilin mbrojtës. Nuk e kaluan turin, por hapën rrugën që do u dhurojë një të ardhme prej fituesish në nivel ndërkombëtar.

Duhet të besojmë në vlerat, pa të cilat nuk do të ketë evolucion. Duhet të besojmë më shumë në idetë, në aftësitë dhe në punën. Mendoj se ndeshja e juventinëve ka qenë ndër më të mirat në historinë e tyre. Juve fitoi si protagoniste, nuk mjaftoi për të kaluar më tej, por do të jetë pararendësja e sukseseve të ardhshme. Duhet të mësojmë të dallojmë mënyrën se si fitohet dhe humbet, t’i kërkojmë skuadrës tonë angazhim, argëtim dhe emocione, vetëm kështu do të mund të arrijmë një stil pozitiv, që do të na shpalosë të ardhmen. / Gazzetta dello Sport – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button