Sport

Dy të vdekur në Olimpiadën e Shahut në Norvegji

shahuOlimpiada e shahut e cila po zhvillohet këtë vit në qytetin e Tromsos në Norvegji, duket se po kthehet në Olimpiadën e të vdekurve pasi deri tani regjistrohen dy të vdekur në vetëm pak orë. Dhe të vdekurit janë pjesëmarrës, të cilët konkurronin për vende të caktuara të botës .
Sipas asaj që bëhet e ditur nga mediat norvegjeze, shkaqet e vdekjes së dy të vdekurve në garën e 1800 konkurrentëve nga 174 vende të botës nuk janë përcaktuar, deri në momentin që të bëhet autopsia, por arsyet mund të jenë të shumta si stresi, përdorimi i dograve (edhe në shah nuk mungon përdorimi i substancave të ndaluara pasi rrit performancën) por edhe përdorimi i alkoolit.
Kurt Meier është një nga konkurrentët e vdekur. Zvicerani 67-vjeçar humbi jetën duke zhvilluar lojën, ndërsa emri i personit tjetër nuk bëhet i ditur por thuhet se vdiq në një dhomë hoteli. /Shekulli Online/

Leave a Reply

Back to top button