Nunc est Bibendum

Dy tre verëra për fillim viti

espositore_vini_lord_12_bottiglie_appeso_a_parete_con_mensola_portacalici_6_calici_euro_123,00Andi Qinami

Ideja lindi gjatë një bisede mes miqsh në tavolinë, vetëm pak ditë përpara festave të fundvitit, të sugjeruarit e ndonjë etikete – se jo të gjithë janë të vëmendshëm, por shumë do ta vlerësonin një ndihmë në këtë drejtim – e po sipas disa miqsh, të gjinisë më të ndjeshme, do të kishte qenë në fund të fundit… e dobishme.
T’u vësh përpara diçka të pa konsideruar më parë. Pse disa janë më pak të apasionuar, pse disa kanë më pak kohë, pse disave u mjaftojnë emrat  që qarkullojnë e që duhen përmendur si për të treguar se “ja ke haberin”, e kështu me radhë. Kriteri udhëheqës, raporti fitues, çmim-cilësi.
Do të kishim dashur, pra fillimisht t’i vinim në ndihmë, kujtdo që në fundviti do të vërdallosej në kërkim të atyre dy – tri shisheve (por edhe më shumë, pse jo) për të shoqëruar pjatat mbi tavolinë dhe prandaj dhe e pranuam këtë sfidë të vogël, por mjaftueshmërisht stimuluese.
Zakonisht nuk është e vështirë, zgjedhja për ata që janë tifozë të ndonjë etikete të caktuar, as për ata që monedha do t’i ndihmojë për të goditur me emra të mëdhenj. Sfida e vërtetë, meqë kohët janë të vështira dhe kriza thuajse kudo e pranishme, do të ishte sinjalizimi i prodhimeve të panjohura (nqs për më të shumtët do të jenë të tilla) e me të vërtetë të vlefshme.
Në fakt më i plotë do të kishte qenë sugjerimi ynë, i cili ishte menduar si një komunikim përmes disa rreshtash, të atyre etiketave që ofrojnë dy-tre dyqane enoteka importuesish a shpërndarësish, e që ndodhen jo larg qendrës së qytetit. Kriteri do kishte qenë ofrimi i informacionit mbi 3 etiketa max, për secilën pikë shitje që i përkasin segmentit të çmimeve nga 1000 deri ne 5000 Lekë. Nga ndonjëri nuk patëm përgjigje lidhur me interesin për të qenë pjesë e kësaj nisme, nga ndonjë tjetër na erdhi edhe ndonjë këshillim mbi etiketa, po pa benefitin e të shijuarit. Nuk na u duk aspak e drejtë dhe konstruktive për lexues/shijuesin as kjo qasje. E me shije jo fort të mirë nga kjo qasje – alla “ta them unë, është e mirë” – e tregtuesve të verës, na erdhi ndër mend një përzgjedhje verërash (çmimi më i mirë krahas cilësisë) disa prej tyre të shijuara nga ne vetë, realizuar nga njohës, gjykimet e të cilëve na janë dukur objektive në më shumë se një rast.
Përzgjedhja, që është pjesë e një guide më të zgjeruar, mbi verërat italiane, menduam se do të vlerësohej nga miqtë e Nunc est Bibendum gjithsesi. Në renditjen e mëposhtme, gjenden të pozicionuara sipas raportit cilësi-çmim, ndjekur edhe nga  vlerësimi në të qindta, si dhe çmimi përkatës në krah:
1. Rosso Piceno Superiore Brecciarolo Silver 2012 Velenosi, Marche: 91/100 € 7,50
2. Verdicchio di Matelica 2013 Collestefano, Marche: 91/100 € 8,00
3. Reggiano Lambrusco Concerto 2013 Medici Ermete, Emilia Romagna: 90/100 € 7,50
4. Lambrusco di Sorbara del Fondatore 2013 Cleto Chiarli, Emilia Romagna: 90/100 € 8,00
5. Verdicchio dei Castelli di Jesi Classico 2013 La Staffa, Marche: 90/100 € 8,00
6. Alto Adige Pinot Bianco 2013 Gumphof, Alto Adige: 90/100 € 9,00
7. Cerasuolo di Vittoria Classico 2011 Cos, Sicilia: 90/100 € 9,00
8. Montepulciano d’Abruzzo 2012 Villa Medoro, Abruzzo: 90/100 € 9,00
9. Torgiano Rosso Rubesco 2011 Lungarotti, Umbria: 90/100 € 9,00
10. Vernaccia di San Gimignano Selvabianca 2013 Il Colombaio di Santa Chiara, Toscana: 90/100 € 9,00

Besojmë të jetë një shërbim i mirë, edhe pse jo të gjithë udhëtojnë kaq shpesh për në Itali. E le të mos harrojmë në këtë fillimviti edhe atë çka verëtaria shqiptare ka për të ofruar. Përveç ndonjë përjashtimi të rrallë të gjitha rezultojnë të jenë prodhime relativisht jo të shtrenjta. Tek e fundit, megjithë mosbesimin ndaj prodhimeve shqiptare apo të tejpërmendurit e ndonjë kantine në veçanti, siç e kemi thënë tashmë disa herë në Nunc est bibendum, ekzistojnë, të paktën prej tre-katër vjetësh disa etiketa shqiptare, që madje konkurrojnë bindshëm rajonin e ngushtë.
E pra, gjithashtu të disponueshëm në dyqane jo larg bulevardit “Dëshmorët e Kombit”: Shën Mhill nga Kantina Kokomani, Eminas, Durrës, Kallmet nga Kantina Kallmeti Kallmet, Lezhë; Dërveni nga Kantina Zika, Tepelenë, por ka edhe të tjera. Shqiptare, sigurisht. U duhet dhënë një mundësi shijimi.

Leave a Reply

Back to top button