Shkence

E fundit / Konfirmohet zbulimi i dhomave të fshehta të Faraonit-fëmijë

Screen Shot 2016-03-19 at 09.22.09

A mund te ndodhen edhe eshtrat e Nefertitit ne njeren prej dhomave?

Varri i Tutankhamonit, “faraoni fëmijë” që vdiq në moshën 19 vjec në vitin 1323 para Krishtit, fsheh një sekret: investigimet e kryera në nënntor 2015 kishin elektrizuar kërkuesit e shumtë, me tregues të fortë të pranisë së “hapësirave” të pazbuluara kurrë më parë në strukturën e gurit, ndoshta një apo dy dhoma të fshehta.

Ekzistenca e këtyre hapësirave, përmbajtja e të cilave është ende mister, u konfirmua dje nga Ministri egjiptian i gjërave antike, Mamdouh el Damaty, gjatë një konference për shtyp në Kairo. Dhe ajo që e bën edhe më të bukur zbulimin është ideja që prapa një prej atyre dhomave mund të jenë eshtrat e mbretëreshës Nefertiti dhe gjithë dhuratat e saj funebre, me shumë gjasë të paprekura: objekte dhe ndoshta dokumenta me vlerë të pallogaritshme historike.

Pra, është bërë tashmë një hap përpara në krahasim me hipotezat e hedhura në nëntor të vitit që kaloi. Po cfarë fshihet prapa atyre dhomave mbetet ende mister. Ndoshta mumja e mbretëreshës Nefertiti? Apo e gruas tjetër të Akhenatonit dhe nënës së Tutankhamonit? Apo një prej dy motrave? Hipoteza e parë mbështetet nga arkeologu britanik Nicholas Reeves, ndërkohë që ministri Mamdouh al Damati mbështet më shumë idenë e dytë.

E sigurtë është që Tutankhamoni nuk është vetëm në atë varr dhe tashmë duhet të vazhdohet drejt një ideje më të qartë se cfarë ka brenda. Analizat kanë lejuar të kuptohet se cilat janë dimensionet e dy dhomave, vlera e të cilave do të bëhen publike në prill./bota.al

Leave a Reply

Back to top button