Sport

E paimagjinueshme! Për SHBA, futbolli ia kalon edhe NBA-së

us 3Barazimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Portugalinë është njëra prej ndeshjeve më të shikuara në SHBA. Atë e kanë shikuar 24.7 milion amerikanë, më shumë se një finale të NBA të basketbollit.

Barazimi dramatik në mes të SHBA-ve dhe Portugalisë është njëra prej ndeshjeve që ka thyer rekord për nga shikueshmëria në Shtetet e Bashkuara – një numër më i madh i shikuesve se sa finalja e NBA këtë vit. 18.2 milion njerëz e kanë parë këtë ndeshje nga kanalin ESPM, e kësaj rritje i shtohen edhe 11.1 milion nga platformat e tjera televizive, ndërkaq kaq ishin ehe ata që kishin parë ndeshjen e skuadrës së Jurgen Klinsmann duke e mposhtur Ganën 2-1 në ndeshjen e parë të takimit.

Një shumë tjetër që e kanë parë këtë ndeshje është edhe në kanalin e gjuhës spanjolle Univision, rreth 6.5, që do të thotë se 25 milion njerëz e shikuan ndeshjen SHBA – Portugali, një shikueshmëri që nuk është regjistruar më parë në SHBA për një ndeshje futbolli. Madje, finalet e NBA kanë pasur më pak shikues edhe pse në të ishte skuadra e LeBron James, Miami Heat që pati një shikueshmëri mesatare prej 15.5 milion shikuesish në të gjitha kanalet e NBA. Kjo e bën që të kemi një shikueshmëri të ESPN afër asaj që ka Super Boël dhe play ofset e saj që rezultojnë shikueshmërinë më të madhe në SHBA. A do të thotë kjo se amerikanët shpejt do të kenë njërën prej ligave më të forta në Botë, kjo mbetet të shihet shumë shpejt pasi që futbolli edhe atyre ngadalë është duke ju hyrë në gjak. /express/

us 2 us 1

Leave a Reply

Back to top button