Sport

E TMERRSHME! Arbitri e nxjerr me të kuqe, futbollisti i merr jetën me një grusht kokës

grusht kokesNjë ngjarje tronditëse ka ndodhur në një fushë futbolli në Detroit.  Arbitri 44-vjeçar John Bieniewicz ka mbetur i vdekur, pasi është goditur me grusht nga një lojtar, të cilin ai e nxorri me karton të kuq. Nxjerrja e kartonit të kuq i kushtoi jetën arbitrit, i cili u godit me një grusht të hekurt nga lojtari 36-vjeçar Baseel Abdul-Amir Saad, gjatë një ndeshjeje ditën e diel. Sipas dëshmitarëve që ishin të pranishëm, Saad ishin ankuar në lidhje me vendimin e marrë nga Bieniewicz, dhe u shkarkua nga fusha e lojës. Futbollisti reagoi në mënyrë të dhunshme duke goditur me sa kishte fuqi arbitrin, i cili ra në tokë pa ndjenja dhe humbi jetën pas dy ditëve në gjendje kome. “Nuk kam parë asgjë të ngjashme në jetën time. Arbitri nuk bëri asgjë për të provokuar një reagim kaq të dhunshëm”, tha pas kësaj ngjarjeje tronditëse një nga lojtarët e pranishëm në fushë, Scott Herkes. Ndërkohë një tjetë lojtar, Matt Tunstall, tha për mediat e Detroitit që arbitri nuk pati kohë as të kuptonte se çfarë po ndodhte. Aktualisht Saad është duke u mbajtur në Zyrën e Prokurorit të Wayne-it, dhe burime nga prokuroria kanë njoftuar se akuza do të rishikohet dhe të ndryshohet kur të bëhen konfirmimet përkatëse dhe dokumentacioni tjetër i nevojshëm të pranohet. Shqyrtimi paraprak është caktuar për në datën 10 korrik në ‘Gjykatën e Qarkut’ në Livonia. /Shekulli Online/

Leave a Reply

Back to top button