Thenie

“E vërteta, është diçka e bukur dhe e tmerrshme dhe duhet të trajtohet me shumë vëmendje”

Disa nga thëniet më të bukura nga Harry Potter

“Ka shumë lloje guximesh. Duhet një guxim i madh për t’iu kundërvënë armiqve tanë, por po aq guxim i madh edhe për t’iu kundërvënë miqve tanë”.

“E vërteta, është diçka e bukur dhe e tmerrshme dhe duhet të trajtohet me shumë vëmendje”.

“Mbi të gjitha, për një person me mendje të organizuar mirë, vdekja nuk është gjë tjetër, veçse një tjetër aventurë e madhe”.

“Janë zgjedhjet tona që na tregojnë se kush jemi në të vërtetë, më tepër se sa aftësitë tona”.

“Ajo çfarë ka për të ndodhur, do të ndodhë dhe ne ne do ta takojmë, kur ajo të vijë”.

“Nëse do ta njohësh vërtet një person, hidhi një sy të mirë mënyrës se si ai i trajton personat më inferiorë se vetja, apo të barabartë me veten”.

“Ajo që na frikëson lidhur me errësirën, apo vdekjen, është thjesht frika për të panjohurën, asgjë tjetër”.

“Edhe pas gjithë kësaj kohe? – Gjithmonë, – tha Snape”.

“Të punosh fort është e rëndësishme, por ka diçka që ka më tepër rëndësi se gjithçka: Besimi tek vetja”.

“Fillo të mendosh se gjithçka është e mundur, nëse ke mjaftueshëm nerva për t’i bërë gjërat”.  / bota.al

Leave a Reply

Back to top button