Sport

Edhe 4 orë: Po a është gati stadium i Kupës së Botës?

Croatia Training & Press Conference - 2014 FIFA World Cup BrazilPikëpyetja më e madhe për ndeshjen e hapjes së Kampionatit Botëror të Brazilit nuk është nëse ky do të mundë Kroacinë, por se si stadiumi i papërfunduar dhe plot probleme, Itaquerao, do të mbajë në të parën ndeshje, teksa do të jetë i mbushur me kapacitet të plotë.

A do të shkojë gjithcka mirë? Më e rëndësishmja, a do të jenë të sigurtë 61 mijë spektatorët? As edhe organizatorët e Kupës së Botës nuk mund të jenë totalisht të sigurtë. Për shkak të vonesave kronike, vdekjeve aksidentale të punëtorëve dhe problemeve të tjerë gjatë ndërtimit, arena e re nuk është testuar asnjëherë me kapacitet të plotë apo pothuajse të plotë.

Krerë shtetesh, VIP-a dhe të tjerë fatlumë që kanë siguruar biletat, u pëlqen apo jo, do të jenë “kaviet” e para pasi do të jenë e para turmë që do të mbushë stadiumin me kapacitet të plotë, gjë që ka vendosour tashmë shumë presion mbi planifikuesit e sigurisë dhe pajisjeve, menaxherët dhe stafin.

“Po të isha unë në krye të kësaj ngjarjeje, do të isha vërtetë shumë nervoz”, thotë John Beattie, president i Shoqatës Europiane të Menaxhimit dhe Sigurisë së Stadiumeve.

Leave a Reply

Back to top button