Sport

Edhe një hap drejt Francës!

“Veni, vidi, vici’ – nuk ka frazë më kuptimplotë për Shqipërinë, që merr një barazim 0-0 në Danimarkë dhe hedh një tjetër hap gjigant drejt Euro 2016, në ndeshjen që ishte si një finale për ne, por edhe për Danimarkën.

Nuk ishim perfektë, por pak rëndësi ka: në një moment të tillë, pikët janë e vetmja gjë që vlejnë dhe në Kopenhagen ishte një betejë që në radhë të parë nuk duhej humbur.

Presioni ishte i madh, sidomos mbi danezët, që luanin ndeshjen e fundit në shtëpi dhe tashmë kanë vetëm dy transferta, aspak të lehta, ndërsa ne tani do të luajmë 3 ndeshje, nga të cilat dy në Shqipëri.

Objektivi: një pikë më shumë se Danimarka dhe do të jemi në Francë.

Ashtu si pritej, në Danimarkë luajtëm një ndeshje të shkëlqyer në aspektin taktik, sidomos në pjesën e parë, kur Danimarka nuk goditi asnjëherë drejt kuadratit tonë dhe ne i shkuam pranë golit me Cikalleshin, ndërsa në stadium më shumë dëgjoheshin brohoritjet e tifozëve të shumtë kuqezinj.

Në pjesën e dytë, ashtu si pritej, Danimarka u hodh e tëra në sulm, pasi ishte e qartë që barazimi për ata ishte si humbje.

Vuajtëm, u shpëtuam herë nga portieri ynë madhështor Berisha, herë nga kapiteni ynë Lorik Cana, e herë nga fati, por Shqipëria nuk e ka në ADN-në e vet të mos vuajë.

Shumë raste për Danimarkën, por ashtu si në pjesën e parë, krijojmë një rast që mjafton e tepron, sepse Odise Roshi në minutën e 92-të kishte të gjitha mundësitë të shënonte ose të pasonte, në një kundërsulm të shkëlqyer, ku ishim me shumë lojtarë në zonë.

Pak rëndësi ka, sepse morëm barazimin që dëshironim, ruajtëm pathyeshmërinë në Grupin I, si asnjë rival tjetër, dhe tashmë duhet të mbledhim forcat për finalen e radhës, kundër Portugalisë, të hënën në mbrëmje në Elbasan.

Euro 2016 / KUALIFIKUESE

Më 4 shtator, ora 20:45, në stadiumin “Telia Parken” në Kopenhagen

DANIMARKË – SHQIPËRI 0-0

DANIMARKA: 1. Schmeichel, 3. Kjær, 4. Agger, 5. Durmisi, 6. Jacobsen, 7. Kvist (18. J. Poulsen 46′), 9. Krohn-Dehli, 14. Sisto (20. Y. Poulsen 46′), 23. Højbjerg, 11. Bendtner, 19. N. Jørgensen. Trajner: M. Olsen.

Në stol: 22. Lössl, 16. Andersen, 10. Sviatchenko, 12. K. Hansen, 15. Christensen, 2. Wass, 13. Delaney, 18. J. Poulsen, 21. Vibe, 8. Braithwaite, 17. Rasmussen, 20. Y. Poulsen, 12.

SHQIPERIA: 1. Berisha, 6. Xhimshiti, 15. A. Ajeti, 5. Cana, 7. Agolli, 11. Gashi ( 21. Roshi, 83′), 13. Kukeli, 14. Xhaka, 22. Abrashi (8. Basha 63′), 3. Lenjani (10. Sadiku 63′), 16. Çikalleshi. Trajner: Xh. De Biazi.

Në stol: Shehi, 23. Hoxha, 2. Lila, 4. Rrahmani, 17. Aliji, 8. Basha, 9. Memushaj,  20. Kaçe,  21. Roshi, 10. Sadiku,  18. Salihi,  19. Balaj.

Gjyqtarë: W. Collum, D. MacGraith, F. Connor / pas portave B. Madden, J. Beaton (SCO)

Karton i verdhë: Jacobsen 32′, Kjær 85′ / Agolli 32′, Ajeti 75′, Kukeli 76′, Xhaka 85′

KRONIKA E NDESHJES

22′ – Krosim i Lenjsanit nga e majta, Cikalleshi godet me koke, Schemeichel e nxjerr topin ne korne. Rast i Kombetares sone.

25′ – Aksion i Cikalleshit, gjuan Gashi, por jashte.

28′ – Lenjani ështe i pavëmendshëm duke shpërdoruar një rast, goditja e tij është e dobët.

45’+1’ – Mbyllet pjesa e parë 0-0. Një lojë mjaft e mirë e futbollistëve tanë, shumë e kujdesshme në veprimet mbrojtëse, por edhe kërcënuese në atë sulmuese. Kuqezinjtë ushtrojnë presing te kundërshtarët, duke ia ngushtuar mjaft mundësinë të organizohen. Danezët, megjithë përpjekjet e tyre, nuk arritën në asnjë rast të krijojne shqetësim për portën e Berishës.

57′ – Berisha ben mrekulli, duke shpetuar porten nga nje goditje me koke e N. Jørgensen. Kërcënimi i parë serioz i portes sone.

59′ – Kercenojne serish danezet me ane te N. Jørgensen, Berisha pret.

63′ – Dy zevendesime nga De Biazi, Abrashi i le vendin Bashes, ndersa Lenjani Sadikut.

64′ – N. Jørgensen brenda zones, por Berisha serish i sigurte.

66′ – Bendtner nuk eshte ne gjendje te devijoje nje top per ne porten e Berishes.

70′ – Cana i heq nga kembet nje top Bendtner, duke larguar nje rrezik serioz ne porten tone.

75′ – N. Jørgensen godet me koke i lire, shpeton porta e Berishes.

92′ – Schmeichel shpeton porten nga vershimi i Roshit. Ishte rast ideal per te shenuar. /sportal.al

Leave a Reply

Back to top button