Sport

Edinson Cavani përballë “tre tenorëve” të Barcelonës. Rikthehet Champions’ League

Edinson Cavani kundër tre tenorëve Suarez-Messi-Neymar. Champions League del nga letargjia dimërore dhe hyn në fazën e “nokaut”-eve, me një zhurmë, të ndarë në një muaj ndeshje.

Fillon nesër me shfaqjen e madhe në “Parc des Princes” të Parisit, mes PSG dhe Barcelonës ndërsa të mërkurën, e shumëpritur shtë përplasja mes Napolit të Sarrit dhe kampionëve të Real Madridit. Juventusi i Allegrit duhet të presë një javë për të kërkuar suksesin në shtëpi kundër Portos.

PSG i Emery kryqëzon gishtat: nga gjashtë sfidat e viteve të fundit me Barcelonën, parisienët kanë fituar vetëm një herë (në fazën e grupeve) dhe janë eliminuar në dy raste. Në çerekfinalet e vitit 2013 me gola të shënuar në transfertë, pas dy barazimeve dhe në çerekfinalet e një viti më vonë, pas suksesit të dyfishtë të Barcelonës. PSG ndjek Monacon në Ligue 1 dhe nuk është në vitin e saj më të mirë. Ajo mbështetet në formën e jashtëzakonshme të Cavanit, golashënuesi më i mirë evropian me 23 gola në 22 ndeshje në kampionat. Barcelona ndjek në La Liga Realin, por 2017-a ka filluar mirë për Barcelonën që janë favoritë, me Messin dhe Suarezin autorë të 16 golave secili. të shtunën, Barcelona shkatërroi 6-0 Alavésin, skuadër kundër të cilës do të luajë në maj, finalen e Copa del Rey.

Shumë i balancuar edhe takimi tjetër nesër: për Benficën dhe Dortmundin shorti ka qenë i mirë, dhe portugezët të japin përshtypjen e të qenit më në formë, si dhe kanë një sulmues të tillë që shënon shumë, si Mitroglu. Megjithatë, mes gjermanëve është një prej golashënuesve më të mirë në botë, si Aubameyang. Dortmundi humbi të shtunën në Darmstadt dhe në Bundesligë është shumë larg nga kreu.

Tifozët napolitanë janë duke pritur me ankth sfidën e të mërkurës. Zidane ka shqyrtuar me kujdes videot e Napolit dhe e di se është një kundërshtar është shumë i vështir, për cilësinë e lojës dhe aftësinë e sulmuesve, të cilët nuk ofrojnë pika referimi. Mertens rka shënuar 14 gola në 10 ndeshjet e tij të fundit dhe askush në Evropë nuk ka bërë më mirë. Reali po kalon nëpër një moment të sikletshëm, me shumë lojtarë jo në formë të plotë, por për të dalë kryelartë nga Bernabeu do të duhet një përpjekje e paharrueshme.

Shumë interesante edhe çerekfinalja tjetër e të mërkurës, që sheh kundërshtarë dy veteranët e Champions’: Bayern i Ancelottit pret Arsenalin e Vengerit, me sfidën emocionuese të golave mes Levandovskit dhe Alexis Sanchezit.

Bavarezët kanë rifituar kreun e Bundesligës duke mundur Leipzigun dhe ekipi tani ka rifilluar fluturimin, pas disa hapave boshe. Arsenali është i paplotësuari i zakonshëm: potencial të madh por, kur duhet të bëjë kërcimin cilësior, ka gjithmonë një telash. Por stafi dhe përvoja e Gunners janë në gjendje që t’ia bëjnë jetën të vështirë Bayernit.

Javën e ardhshme, përveç Porto-Juve, Leverkusen do të luajë ndaj Atleticos, Sevilla-Leicester dhe e shumëpritura, Manchester City-Monaco. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button