Ekonomi

EKONOMI / “Lehman Brothers”, shkelqimi dhe renia e nje gjiganti

Lehman BrothersLehman Brothers, një bankë investimesh që ka lindur shumë pas në kohë, në vitin 1850, përpara Luftës Civile në Amerikë, ë vetvete një grup institucionesh, që i ka mbijetuar dy Luftërave Botërore, Depresionit të Madh dhe praktikisht do lloj furtune tjetër në historinë e saj 158-vjecare, në orën 1 të drekës së 15 shtatorit 2008, shpalli se do të aplikonte për zbatimin e Kapitullit 11 të falimentit.

Duke u fokusuar në mënyrë të vecantë në njohjen e potencialit të industrive premtuese dhe duke mbështetur financimin e zgjerimit të këtyre sipërmarrjeve, Lehman Brothers ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në historinë financiare dhe tregtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për më shumë se 150 vite.

Historia e kësaj kompanie ndihmon për të na dhënë një pamje të brendshme të shfaqjes dhe më pas zhvillimit të industrisë dhe teknologjisë amerikane, si dhe krijimit të modelit të korporatës moderne.

THEMELET

Në vitin 1844, Henry Lehman emigroi nga Rimpari, Gjermani në Montgomery, Alabama, aty ku ai krijoi një dyqan të vogël në të cilin shiste ushqime, si dhe enë kuzhine për fermerët vendas të pambukut. Deri në vitin 1850, dy vëllezërit e tij, Emanuel dhe Mayer i ishin bashkuar në biznesin e tij, dhe ata i vunë emrin Lehman Brothers (Vëllezërit Lehman). Pas vdekjes së Henry Lehman në vitin 1855 në moshën 33-vjecare, dy vëllezërit më të vegjël drejtuan kompaninë për dekadat pasardhëse. Gjatë qëndrimit të trye, vetëm pjesëtarë të famijes – bij, vëllezër e kushërinj – lejoheshin si partnerë. Ishte një politikë që do të ndiqej deri në vitet njëzetë.

Pak kohë pas krijimit, “Lehman Brothers” u shndërrua nga një biznes përgjithësisht tregtar në një biznes komisionimi artikujsh, dhe kompania merrej me shitjen e pambukut të fermerëve që jetonin në dhe pranë Montgomeryt, Alabama. “Mbreti Pambuk” dominonte ekonominë e jugut të Shteteve të Bashkuara në vitet 1850. Me rritjen e biznesit, u krijua një partneritet kohëshkurtër me tregtarin e pambukut John Wesley Durr, për të ndërtuar një magazinë pambuku, gjë që i mundësoi Lehman Brothers të merreshin tashmë me shitje dhe tregti më të madhe. Në vitin 1858 u hap një zyrë në Nju Jork, gjë që i dha kompanisë një prani më të fortë në biznesin e tregtimit të mallrave si dhe një pikëmb ështetje në komunitetin financiar.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e operacioneve ishte e lidhur me ekonominë e jugut, Lehman Brothers nuk i shpëtuan kohërave të vështira të Luftës Civile. Kompania u rindërtua pas luftës, dke i përqëndruar tashmë operacionet në zyrën e Nju Jorkut. Në 1870, Lehman Brothers u bë nismëtare e formimit të Bursës së Këmbimit të Pambukut në Nju Jork, e para sipërmarrje e tregtimit të mallrave. Mayer Lehman u caktua në Bordin e parë Drejtues. Teksa biznesi i Lehman Brothers u rrit duke përfshirë mallra të tjerë, kompania ndihmoi gjithashtu për krijimin e Bursës së Këmbimit të Kafesë dhe të naftës.

Për shkak të trashëgimisë jugore dhe lidhjeve veriore, Lehman Brothers u caktua si agjenti fiskal i qeverisë në Alabama për të ndihmuar në shitjen e bonove shtetërore në vitin 1867. Nuk ishte një detyrë e thjeshtë, duke patur parasysh përqindjen e mbështetjes për qeverinë në shtetet jugorë në atë kohë. Kompania u ngarkua gjithashtu për të njoftuar borxhet shtetërorë, pagesat e interesit si dhe obligacione të tjerë, duke nisur kështu një traditë të gjatë në financat bashkiake.

Kompania financiare

Zhvillimi i shpejtë i hekurudhave ndihmoi për transformimin e vendit nga një ekonomi agrare, në një industriale në vitet pas Luftës Civile. Bumi në ndërtimet e hekurudhave rezultoi në një aktivitet të jashtëzakonshëm në Wall Street, teksa kompanitë nisën të kthejnë sytë nga tregjet financiarë për të rritur fondet e tyre për zgjerim. Kuhn, Loeb & Co., të cilët u bashkuan me Lehman Brothers pothuajse një shekull më vonë, qe një prej këshilltarëve kryesorë financiarë dhe agjencive siguruese në industrinë e hekurudhave. Kompania u angazhua në financimin e Hekurudhës së Cikagos dhe asaj veriperëndimore, hekurudhës pensilvaniane, atë të Baltimore dhe Ohajo, si dhe hekurudhën e madhe të veriut, bashkë me ri- organizimin e Union Pacific.

Obligacionet e hekurudhave ishin një gur themeli në zhvillimin e tregjeve të kapitalit. Për të grumbulluar sasinë e madhe të parave që nevojiteshin për të financuar ekspansionin e industrisë, agjencitë siguruese nisën të shkojnë përtej burimeve tradicionalë të financimit. Obligacionet u strukturuan me cmime të përballueshëm dhe iu shitën investitorëve individualë, duke afruar kështu në treg masa të tëra investitorësh që e kishin për herë të parë. Duke vërejtur këtë tendencë, Lehman Brothers zgjeroi biznesin e vet të mallrave për të përfshirë shitjen dhe tregtimin e letrave me vlerë. Në vitin 1887, kompania u bë anëtare e Bursës së Nju Jorkut, gjë që shënoi shndërrimin e Lehman Brothers nga një biznes mallrash, në një kompani tregtare-bankare. Zyra e Nju Jorkut siguronte praninë për të ndërtuar një biznes të tregtimit të letrave me vlerë, dhe Lehman Brothers ndoqi në mënyrë agresive këtë rrugë. Kompania po angazhohej gjithashtu gjithnjë e më shumë në këshillime financiare, gjë që siguroi themelin për zhvillimin e biznesit të siguracioneve në fillim të viteve 1900.

Për një periudhë 20-vjecare, duke nisur që nga viti 1906, djali i Emanuelit, Philip Lehman dhe Henry Goldman, partneri dominues në kompaninë e Goldmanit, “Sachs”, krijoi një aleancë për të financuar industrinë në rritje të tregtisë me pakicë. Të dy kompanitë ofruan letra me vlerë e siguracione për disa prej emrave më të famshëm në industrinë e tregtisë me pakicë, duke përfshirë Sears, Roebuck & Co, F.W. Woolworth Co.; May Department Stores; Gimbel Brothers, Inc.; and R.H. Macy & Co.

Robert Lehman, djali i Philip Lehman u bë partner në kompani gjatë viteve ’20 dhe shumë shpejt u ngjit në rolin e drejtuesit. Robert Lehman e drejtoi kompaninë që nga viti 1925, deri ditën kur vdiq në 1969, një periudhë kjo rritjeje shumë domethënëse për kompaninë. Filozofia e tij e biznesit përqëndrohej në idenë që konsumi, dhe jo prodhimi, do të ishte përcaktues për prosperitetin e Amerikës në të ardhmen. Në këtë drejtim, ai e orientoi kompaninë për të mbështetur industri në zhvillim të cilat ishin të prirura drejt biznesit që sillte konsum në masë. Përkushtimi i tij në identifikimin e industrive të rritjes ekonomike bëri që kompania të bëhej shumë aktive në financimin e kompanive ajrore dhe kompanive të kinematografisë, si dhe duke vazhduar mbështetjen e pakufi të Lehman Brothers për industrinë e tregtisë me pakicë.

Lehman Brothers ka qenë një prej mbështetësve të hershëm të biznesit të argëtimit, duke këshilluar konsolidimin e kinemave Keith-Albee dhe Orpheum në vitin 1920. Ky lloj bashkimi krijoi cirkun variete më të madh të vendit, me më shumë se 700 teatro dhe një kapacitet vendesh prej 1.5 milionë. Teksa industra e kinematografisë u zhvillua në vitet tridhjetë, Lehman Brothers ndihmoi për financimin e Radio-Keith-Orpheum (RKO), Paramount Pictures dhe 20 Century Fox.

Kompania ishte gjithashtu e interesuar në rritjen dhe zhvillimin e industrisë së komunikacionit në vitet tridhjetë, duke ofruar mbështetje dhe garanci për ofertën e parë publike të kompanisë kryesore televizive të kohës, Allan B. Dumont Laboratories. Vec kësaj, kompania ndihmoi për financimin e Radio Corporation of America.

Depresioni i madh e bëri të vështirë, qoftë edhe për kompanitë e mëdha, që të krijonin kapital në vitet tridhjetë. Për të ndihmuar në ndërmjetësimin e riskut dhe nxitjen e investimeve, Lehman Brothers ishte një prej të parave kompani që krijoi një metodë të re financimi. Këto hua mes huamarrësve në biznes dhe huadhënësve privatë përfshinte masa mbrojtëse shumë strikte si dhe restriksione për sigurinë e huadhënësve, duke u mundësuar huamarrësve të grumbullonin kapitalin e nevojshëm dhe huadhënësve të siguronin fitim të përshtatshëm me një nivel të tolerueshëm risku. Një risi për atë kohë, “private placement” është një teknikë standarte financimi sot.

Gjysma e parë e shekullit të njëzetë ishte gjithashtu një epokë ekspansioni shumë të madh në industrinë e naftës. Lehman Brothers u përfsinë edhe këtu, duke financuar Murphy Oil dhe naftësjellësin TransCanada, si dhe mbështetjen e biznesit të shërbimeve të naftës të Halliburton bashkë me zhvillimin e biznesit të zbulimit dhe nxjerrjes së naftës që kryente kompania Kerr-McGee.

Era e elektronikës

Ekspansioni ekonomik në vitet pesëdhjetë u nxit edhe më shumë nga mbërritja e teknologjisë elektronike dhe kompjuterike. “Lehman Brothers” njohu shumë shpejt shanse investimesh edhe në këto fusha, duke ndihmuar në krijimin e Litton Industries si dhe sigurimin e ofertës së parë publike të Digital Equipment Corporation.

Në vitet gjashtëdhjetë, kompania rriti shumë aftësitë e vet tregtuese në tregjet e kapitalit, sidomos në kartat tregtare. Kjo coi në caktimin e kompanisë si një agjent zyrtar shitjeje të bonove të thesarit të SHBA.

Në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, kur shumë kompani amerikane nisën të zgjerohen ndërkombëtarisht, edhe Lehman Brothers e rriti praninë e saj globale duke hapur zyra në Evropë dhe në Azi. Pozita ndërkombëtare e kompanisë u rrit edhe më në vitin 1977 përmes bashkimit me bankën e njohur të investimeve, Kuhn, Loeb & Co.

Teksa përparimet e rëndësishëm në teknologjinë elektronike dhe shkencat kompjuterike kontribuan në ekspansionin ekonomik gjatë viteve shtatëdhjetë, Lehman Brothers pa se kish mundësi të mira për të hyrë tashmë edhe në fushat e shkencave të aplikuara dhe teknologji. Mes investimeve të tyre të reja ishin liderë të ardhshëm të industrisë si QUALCOMM, një prodhues i sistemeve jokabllorë dixhitalë të komunikimit, si dhe Loral Corporation, një kompani që merret me prodhimin e produkteve të elektronikës për mbrojtjen.

Në vitet tetëdhjetë, këshillimet financiare u përqëndruan në bashkimet dhe blerjet teksa korporatat e mëdha nisën të lëvizin për t’u zgjeruar si në vend, ashtu edhe në skenën ndërkombëtare. Lehman Brothers veproi si një këshilltar për shumë transaksione të mëdha në SHBA dhe disa ndërkufitarë, duke përfshirë Bendix/Allied, Chrysler/American Motors, General Foods/Philip Morris, and Genentech/Hoffman-LaRoche.

Drejtime të reja

Zhvillimi i industrisë së kompjuterave personalë dhe elementët që i bënë ata sa më të përdorshëm i hapën dyert një bumi të jashtëzakonshëm një serie industrsh të lidhura me të, që nga mikroprocesorët deri tek lojërat elektronike. Ritmi i shpejtë i kërkim-zhvillimit në teknologjinë e lartë u mundësoi kompanive të vogla të sapokrijuara me ekspertizë në projektim, programim dhe teknikë që të shndërrohen pothuajse brenda natës në korporata të mëdha ndërkombëtare. Lehman Brothers bleu edhe në këto tregje të rinj duke mbështetur kompani si Intel, kompania e cila prezantoi të parin mikroprocesor në botë, duke grumbulluar fonde për të zgjeruar biznesin e vet për të plotësuar kërkesat e tregut të sapolindur të kompjuterave personalë.

Teknikat e përparuara të kërkimit të zhvilluara gjatë mesit të viteve tetëdhjetë ndihmuan në krijimin e një industrie të re të kujdesit shëndetësor – bioteknologjisë. Lehman Brothers u tregua shumë aktive në asistimin e shumë kompanive të reja në këtë industri, si për shembull Cetus, që të sigurojnë bazën e nevojshme të kapitalit për të financuar kërkimin dhe zhvillimin.

Në vitin 1984, Lehman Brothers u ble nga American Express dhe u bashkua me kompaninë e vet të komisionimit të shitjeve me pakicë, Shearson, për të krijuar Shearson Lehman Brothers. American Ex- press nisi të zhvishet nga shërbimet e veta financiare sipas linjave të bznesit në 1992 dhe më pas, në 1993 kompania u shkëput sërish dhe u njoh edhe një herë vetëm si Lehman Brothers. Në vitin 2000, Lehman Brothers festoi përvjetorin e saj të 150. Zyrat e kompanisë në Qendrën Botërore të Tregtisë u shkatërruan gjatë sulmeve terroriste të vitit 2001 dhe kompania u zhvendos në zyrat e veta globale në Manhatan në 2002.

Fundi

Në 13 shtator 2008, Timothy F. Geithner, president i Bankës së Rezervës Federale për Nju Jorkun thirri një mbledhje për të ardhmen e Lehman, e cila përfshinte mundësinë për një likuidim emergjent të aseteve të bankës. Lehman bëri të ditur se kish qenë në bisedime me Bankën e Amerikës dhe Barclays për shitjen e mundshme të kompanisë. Megjithatë, si Barclays, ashtu edhe Banka e Amerikës më së fundi refuzuan blerjen e të gjithë kompanisë.

Në Nju Jork, pak përpara orës një të mëngjesit tjetër, Lehman Brothers Holding bëri deklaratën se do të kërkonte mbrojtje nga falimenti sipas Kapitullit 11, duke përmendur borxhe bankare në shumën 613 miliardë dollarë, 155 miliardë në borxhe bonosh dhe asete me vlerë 639 miliardë. Më tej, banka shpalli se kompanitë bija të saj do të vazhdojnë të operojnë normalisht. Një grup kompanish të Wall Street ranë dakord të ofrojnë kapital dhe asistencë financiare për likuidimin e rregullt të bankës dhe Rezerva Federale, nga ana e saj ra dakord për një këmbim të aseteve me cilësi më të ulët kundrejt huave dhe asistencave të ndryshme nga qeveria.

Falimentimi i Lehman shënoi dështimin më të madh të një banke investimesh që nga koha kur Drexel Burnham Lambert pësoi kolaps mes akuzave për mashtrime 18 vjet më parë. Aksionet e Lehman ranë me 90 përqind në 15 shtator 2008. Ndërsa Dow Jones u mbyll me minus 500 pikë në po të njëjtën ditë, rënia më e madhe në një ditë të vetme, që nga ditët pas sulmeve të 11 shtatorit.

Leave a Reply

Back to top button