Shendeti

Ekspozimi ndaj natyrës përmirëson shëndetin mendor

Screen Shot 2016-08-17 at 14.04.03Seria: Efektet interesante që njerëzit dhe natyra kanë mbi njëri-tjetrin

Në vitin 2013, një studim i Universitetit të Eseksit në Britani zbuloi se rezultatet klinike të depresionit kishin rënë dukshëm tek 71 përqind e pjesëmarrësve në eksperiment pas shëtitjeve në natyrë. Këto rezultate qenë në kontrast me një grup kontrolli, pjesëmarrësit e të cilit u testuan pasi kryen një shëtitje në një qendër tregtare. Kjo e reduktoi depresionin tek 45 përqind të tyre, ndërsa 22 për qind të tjerë u ndjenë në fakt më shumë depresivë.

Përveç kësaj, një studim i këtij viti nga Universiteti e Kalifornisë Jugore, vërejti një rënie të sjelljeve agresive tek adoleshentët që ekspozoheshin qoftë edhe në një periudhë afatshkurtër (deri në 6 muaj) ndaj hapësirave të gjelbra brenda 1.000 metrash largësi nga lagjet e tyre. Dhe kjo pavarësisht nga mosha, niveli i të ardhurave, races apo niveli të arsimimit.

Tek lagjet e “mira” dhe të “të këqija” pati një efekt të ngjashëm. Autorët e studimit arritën në njëfare mënyre në përfundimin tepër të veçantë, se shtimi e gjelbërimit në zonat urbane mund të rezultojë në një rënie me 12 përqind të sjelljeve të dhunshme në mesin e adoleshentëve kalifornianë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button