Thenie

“Endrra e të djeshmes është shpresa e të sotmes dhe realiteti i të nesërmes”. Disa thënie plot kuptim për Pashkët

“Pashkët duhet të jenë një simbol shprese, rinovimi dhe jete të re”

Janine di Giovani

“Zoti vërtetoi dashurinë e tij para botës. Kur Krishti u var, dhe derdhi gjak dhe vdiq, ishte Zoti që i thoshte botës: ‘Unë të dua'”.

Billy Graham

“Zoti na do gjithësecilin, sikur të ishte vetëm njëri prej nesh në këtë botë”.

Shën Agustini

“Dhurata e madhe e pashkëve është shpresa – shpresa e kristianëve që na bën të kemi atë besim tek Zoti, tek triumfi i tij final, dhe mirësia dhe dashuria e tij, që asgjë nuk mund ta lëkundë”.

Basil Hume

“Një njeri që ishte tërësisht i pafajshëm, u vetëofrua si flijim për të mirën e të tjerëve, duke përfshirë armiqtë e tij, dhe u shndërrua në haraçin e botës. Ishte akti i përsosur”.

Mahatma Gandhi

“Eshtë e vështirë të thuash se çfarë është e pamundur, sepse ëndrra e të djeshmes është shpresa e të sotmes dhe realiteti i të nesërmes”.

Robert H. Schuller

“Mos e braktisni veten në dëshpërim. Ne jemi populli i Pashkëve dhe Halelujah është kënga jonë”.

Papa Gjon Pali II

“Një rilindje nga vështirësitë shpirtërore na bën të shndërrohemi në krijesa të reja”.

James E. Faust

“Gjuha simbolike e kryqëzimit është vdekja e paradigmës së vjetër; rilindja është një kërcim drejt një mënyre krejt të re të të menduarit”.

Deepak Chopra

“Eshtë koha që të hedhim tutje zinxhirët, koha e lulëzimit të shpirtërave”.

Katharine Lee Bates

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button