Sport

Enrique: Nuk e ndryshojmë stilin pa Messin

Screen Shot 2015-09-27 at 10.15.43

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka kërkuar mobilizim nga lojtarët e tjerë që të mbulojnë mungesën e Lionel Messit. Messi ka dëmtuar ligamentin e gjurit i cili e la atë jashtë sfidës ndaj Las Palmas.

Thuhet se Messi do të mungojë dy muaj, transmeton Telegrafi dhe Enrique tashmë ka kërkuar mobilizim të gjithë ekipit. “Fakti që Messi është i lënduar nuk do të thotë se ne do të ndryshojmë stilin e lojës”. “Eshtë shumë pikëllues fakti kur një lojtar lëndohet. Por, ne të gjithë e dimë se sa i madh është Messi për këtë ekip”. “Messi i vendos shumë ndeshje, por tash është në dorën e ekipit që ta plotësojë mungesën e tij. A do të kthehet për El Clasico? Nuk po mendojmë për këtë. Ne po foskuohemi për ndeshjen e radhës ndaj Leverkusenit”, potencoi Enrique.  /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button