Personazhe

Ernest Hemingueji, një i huaj në Kubë

Perëndimi i tij kuban ishte fillimisht melankolik, më pas katastrofik. Por kishte patur edhe një pranverë të gjatë, e mbushur me siguri dhe premtime, ajo e një njeriu me fuqi të plotë fizike dhe krijuese, i cili kishte blerë një shtëpi në ishull, kishte ankoruar një anije, kishte ndërruar dy gra, kishte shkruajtur shumë romane. “Unë duhet të shkruaj për të qenë i lumtur, më paguajnë apo jo”, pranoi dikur ai. “Por kjo është një sëmundje e lindur. Dashuroj ta bëj. Gjë që është edhe më keq. Për shkak se e transformon sëmundjen në një ves. Sepse, pastaj dua ta bëj më mirë se kushdo tjetër, dhe më shndërrohet në obsesion. Dhe obsesioni është gjë e tmerrshme”. Kur terapia është edhe sëmundje, nuk ka shpëtim. Adios Hemingueji

Screen Shot 2016-07-14 at 09.03.49

Kuba e Heminguejit është ende një karrem i mirë për turistët. Sapo del nga Havana, në San Francisco de Paula, dhe në Cojimar, ndodhet shtëpia e tij dhe porti i tij, sapo hyn, në zemër të qytetit të vjetër, hoteli dhe bari i preferuar. Në lagjen Miramar, çdo verë zhvillohet gara e peshkimit, me rregullat e përcaktuara prej tij. Buste bronzi, pllaka dhe fotografi shënojnë vendet, një dakiri, “Double Papa”, mban emrin e tij. Por, prapa Kubës Heminguejiane për turistët, fshihet ekuivoku kuban i Heminguejit. Filloi kur shkrimtari kishte vdekur tashmë, Castro sapo kishte marrë pushtetin, Revolucioni ishte ende në marshim. Ai dhe El Comandante en Jefe kishin gjetur kohë të takoheshin. Një foto i shfaq të dy, një burrë i vjetër me mjekër krejt të bardhë, dhe një djalë i ri me mjekër krejt të zezë, në 15 maj 1960: Fideli …

[real3dflipbook id=”1242″]

Leave a Reply

Back to top button