Your Life

“Është e lehtë ta zëvendësosh dikë, ama duhet menduar mirëkoha që ke kaluar me të”

Mendoj se arsyeja pse gjyshërit tanë kalonin mbi 50 vjet bashkë, ishte se nuk flisnin me 3000 njerëz të tjerë për t’i dhënë mendime, këshilla apo të shkëmbenin me ta mesazhe private. Tëgjithë mund ta marrim me mend se sa perfekte është të kesh njëpartner pranë, i cili të shoqëron kudo dhe të bën të ndihesh mirë. Sigurisht mund të ketë plot persona të tjerë që të pëlqejnë, apo që duken më mirë se personi që do, ama duhet të dish të jesh besnike ndaj atij që ke pranë.

Ajo që ndodh në ditët e sotme është se kur një marrëdhënie ka probleme, ne nuk mendojmë se çfarë duhet të bëjmë për ta zgjidhur, por mendojmë se kemi plot të tjerë që na simpatizojnë. Ecim me mendimin se u pëlqejmë shumë personave të tjerë dhe nuk lufton më askush për ta mbajtur fort një marrëdhënie tëvlefshme. Pra, kemi një mendje të qetë dhe nuk mërzitemi për asgjë. E shohim gjithçka si të përkohshme dhe çdo person si tëzëvendësueshëm. Sigurisht është e lehtë ta zëvendësosh dikë, madje që në momentin e parë që të mërzit apo që shkon kundër diçkaje që do të doje, ama duhen menduar mirë për kohën që ke kaluar me të.

Nëse do të vepronin në këtë mënyrë gjyshërit tanë, me siguri nuk do të zgjasnin bashkë aq sa kanë zgjatur. Ata kanë ditur t’i japin vlerën e duhur marrëdhënies dhe familjes së tyre, duke e vendosur përherë të parën.Kjo është arsyeja pse dikur numri i divorceve ishte shumë më i ulët dhe numri i martesave shumëmë i lartë.

Ekzistojnë shumë studime që tregojnë se një marrëdhënie e shëndetshme në këto kohë, si pasojë e përdorimit jo të mirë tëteknologjisë dhe informacioneve, ka një kohëzgjatje maksimale 2-3 vjet. Kjo për arsye se është më e lehtë tashmë ta zëvendësosh dikë, se sa të kuptosh se dashuria është e vetmja ndjenjë, për të cilën ia vlen të jetohet.

Back to top button