Kulture

Eshtë e vështirë t’u rezistosh këtyre mrekullive

Skulptura është një nga artet më të bukura. Ajo na mahnit dhe na bën të mendojmë mbi brishtësinë e botës. Ne kemi zgjedhur disa nga skulpturat më të mira në të gjithë botën, të cilave është vështirë t’u rezistosh. 

16. Koka që rrjedh

Ju mund ta keni parë Kokën që rrjedh, një skulpturë nga Guy Olivier Deveau, nëpër plazhe, në të gjithë botën, vend të cilin gjithmonë artisti zgjedh ta ekspozojë. Vepër që  rrënqeth.

15. Puthja e vdekjes, Barcelonë

Puthja e vdekjes është skulpturë e  vendosur mbi varrin e një të riu që ka vdekur në vitin 1930. Autorësia e kësaj vepre është e diskutueshme. Ka një legjendë që thotë se kjo vepër frymëzoi Ingmar Bergman për të krijuar filmin e famshëm “The Seventh Seal”.

14. Mustangu blu, Denver, USA

Mustangu blu,  i quajtur ndryshe Blucipher, është me të vërtetë një vepër arti e rrezikshme. Hamshori prej ferri vrau krijuesin e tij, Luis Himenes, gjatë transportimit koka u rrëzua dhe dëmtoi arterien e këmbës së artistit.

13. Verity, në Angli

Një statujë 20 metra e lartë e një gruaje shtatzanë, nga Damien Hirst, që sheh nga kanali Bristol. Nëse e shihni nga e majta, s’ka asgjë të vecantë, nga ana e djathtë qëndron edhe bukuria e saj. Ka muskuj të hapur dhe një fetus brenda.

12. Parku i Viktorit, Wicklow, në Irlandë

Viktor Langheld vendosi të hapte një park pas vizitës së tij spirituale në Indi. Sipas artistit statujat duhet t’i bëjnë njerëzit të mendojnë për jetën dhe qëllimin e saj.

11. Bebet zvarritëse,  Pragë, Republika Çeke

Statujat e David Cerny janë bebe gjigande që zvarriten jo vetëm në kullën e televizionit në Pragë, por edhe në parkun Kampa.

10. Manteli i ndërgjegjes, Salzburg, Austri

Skulptura e Mantelit të ndërgjegjes që përfaqëson komandantin që vrau Don Zhuanin është e vendosur në hyrjen e katedrales së Salzburgut. Kjo skulpturë ka binjakë në të gjithë botën.

9. Statuja kokëposhtë e mbretit Wenceslas që kalëron një kalë të ngordhur, në Pragë.

Përsëri në statujë e David Cerny, një parodi e momumentit të Shën Wenceslas-it në zemër të Pragës. Fillimisht u vendos në sheshin me të njëjtin emër, por më vonë u transferua në qendrën tregtare Lucerne.

8. Fëmija i varur, Gent, Belgjikë

Artisti i kësaj vepre të zymtë dhe të çuditshme, një fëmijë që varet në një mur në Ghent, është i panjohur.

7. Statujat në varrezën e Stalienos, në Gjenevë, Itali.

Varrezat Stalieno në Gjenevë datojnë që nga mesi i shekullit XIX dhe varri i parë u vendos në vitin 1851. Që atëherë njihet si “shtëpia” për skulptura dhe statuja.

6. Varreza La Recoleta, në Buenos Aires, Argjentinë

Varreza e famshme argjentinase daton në gjysmën e parë të shekullit të XVIII. Shumë njerëz të famshëm të Argjentinës prehen këtu së bashku me disa vepra arti si statuja.

5. Njeriu që varet, në Pragë.

Një statujë dedikuar Zigmud Frojdit nga David Cerny, varet në një tra, mbi catinë e një shtëpie. U bë kaq e famshme sa bëri turin e Cikagos dhe të Londrës. E bukura e statujës është se turistët besojnë se është një statujë e Vladimir Leninit.

4. Statujat e varrezës Highgate, në Londër.

Varreza Highgate është shumë e famshme në Londër. Besohet se është vendi nga dilnin vampirët në vitet 1800. Thonë se një nga varret i përket vetë Xhek shfarosësit.

3. Varreza Père Lachaise, në Paris.

Varreza Père Lachaise, në anën lindore, është një vend i famshëm për njerëz si Oskar Uajld,  Balzaku. Frederik Shopen. Statujat janë kaq të bukura sa vendi është kthyer një një pikë turistike.

2. Statuja e Shën Bartolemeut, në Milano.

Në se e shihni këtë statujë nga larg nuk do të vëreni asgjë të çuditshme. Nëse I afroheni do të shihni se manteli mbi trupin lakuriq është vetë lëkura e tij.

1. Varreza Monumentale në Milano.

Në fillim vetëm njerëzit e pasur ia lejonin vetes të preheshin tek Varreza Monumentale. Këto vepra arti janë ngritur si monumente mbi varre. Sot varreza funksionon si muze, ku mund të shihni sesi arti ka evoluar gjatë shekullit të kaluar. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button