Your Life

Eshtë i shpifur roli i debatuesit kronik

Mjaft sulmove vazhdimish, ose askush nuk do të rrijë e të të dëgjojë

1. Braktis personazhin

Debatet televizive të 30 viteve të fundit kanë lartësuar figurën e polemistit, por duke bërë dëm: debatuesi kronik është një maskë që nuk ka anë pozitive, sepse dialektika e saj nuk është konstruktive dhe ajo që prodhon nuk e përmirëson debatin; përkundrazi, e pengon. Braktiseni këtë pozicion, nëse e keni, nuk mund të jesh gjithmonë “kundër”: nuk ndërton asgjë dhe rrezikon të mbetesh vetëm.

2. Mëso të kontrollosh të qënit kundër

Debatuesi merr parasysh vetëm mendimin e vet “luftënxitës”, vuajtjen e vet. Dil nga ky pozicion dhe vëzhgo të tjerët, zhytu në këndvështrimin e tyre. Mendon që nuk kanë asnjëherë mendime të drejta? Se nuk ka gjëra, edhe të tuat, që i irritojnë? Vetëm se ta bëjnë të duket në mënyrë më konstruktive. Mun të mësosh.

3. Kërko dialogun, jo konfliktin

Qasja polemizuese a priori nuk ka prodhuar asgjë të mirë dhe konkrete. Edhe nëse ka ndodhur që të dalë mirë, ka ndodhur sepse dikush e ka përkthyer konfliktin steril në një dialog të finalizuar. Nëse do të ndërtosh diçka, dialogo. Nëse do të shprehësh kundërshti, bëje. Por jo në mënyrë të vazhdueshme dhe jo si qëllim në vetvete, përndryshe askush nuk do të të dëgjojë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button