Sport

Eshtë nata e Leo Mesit. Mund të “fitojë” botën, në emër të Maradonës

leo messiKa momente të shenjuar prej fatit, të cilët e ndajnë një herë e përgjithmonë jetën në “para” dhe “pas. Leo Messi nga Rosario e di: është ky momenti. Nuk ka të tjerë. Eshtë kjo ora për t’u kapur pas të paarritshmes. Mund të kesh sa trofe të duash. Por gjithcka që ke bërë në të kaluarën dhe ajo që mund të bësh nesër, nuk e ka vlerën e këtij momenti. Në legjendë hyhet nga dera kryesore. Dhe hyhet me aureolën e Kampionit të Botës.

Fitoj edhe për Diegon

Maradona ka qenë dhe do të mbetet unik. Ashtu si Messi. Secili me historinë e tij, gjeninë e tij, legjendën e tij. Por ajo e krahasimeve, është një lojë që na apasionon dhe e mban gjithmonë të gjallë ciklin e topit. Dhe për të gjithë, Leo është një hap prapa Pibe de Oros. Nesër, kush e di. “Dua ta fitoj Botërorin për mua, për njerëzit dhe për Maradonën. I detyrohem”, kanë qenë fjalët e para të Messit në tokën braziliane. Në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, me Maradonën trainer, Messi zhgënjeu Argjentinën dhe botën. I paaftë të duronte peshën e përgjegjësisë. Një Botëror pa gola dhe pa shpërthime. I përfunduar me humbjen në cerekfinale pikërisht kundër Gjermanisë. Në 2006-ën, e njëjta histori me gjermanët, më pak tronditëse por më e dhimbshme: jashtë prej penalltive. Leo, atëherë një “bebe”, rrinte e vështronte. Tani është momenti i lavdisë, i pasuruar prej shijes së revanshit.

Takim nga afër

Kur dje Messi zbriti nga autobusi i skuadrës, tifozët e Rio de la Plata (sepse kështu duket Rio, një qytet argjentinas) mbajtën frymën. Leo përfitoi për t’u futur direkt në hotel Radisson, po i njëjti ku qëndron Maradona. Thonë se janë takuar dhe përqafuar. Më pas, Diego ka thënë: “Për mua Leo nuk ka qenë asnjëherë një rival. Dikush dëshiron të njollosë një miqësi që nuk mund të prishet. Nëse dëshiron të kalojë Maradonën, i uroj të ngrejë Kupën. Kështu do i shtroj tapet të kuq”.

Messi ka shtruar një korsi preferenciale për Argjentinën që në fillim: 4 kryevepra si i pari i klasës dhe një sakrificë si shoqërues, me 8.2 km mesatarisht për ndeshje. Nga cerekfinalet, vetëm disa asiste dhe pak më shumë. Tre ndeshje dhe 375 minuta pa thirrur gol. Sikur të ketë pushuar për aktin final. Në fakt, në moshën 27 vjec, Pleshti është më eksperti nga të gjithë sa u përket finaleve. Nga viti 2006 ka luajtur 20 (mes Barcelonës dhe kombëtares), që kanë përfunduar me shumë triumfe dhe topa të artë. Mungon ai që ndodh një herë apo maksimumi dy herë në jetë. Maradona e bekon në televizion: “Eshtë ndeshja jote. Duhet të jesh lideri, do të bësh dy gola dhe do të fitojmë kupën në Maracana. Dicka historike, që askush nuk do të mund ta harrojë ndonjëherë”. Momenti ka ardhur.

Leave a Reply

Back to top button