Sport

Është Shqipëri ‘ëndrrash’

Screen Shot 2015-06-13 at 20.14.15

Në 4 përballje zyrtare, Franca na kishte mundur, shpesh keqas, duke na treguar se ‘hendeku’ me ta ka qenë i frikshëm. Megjithatë, tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe nëse barazimi në Francë ishte ndoshta surprizë, nuk është e tillë fitorja e sotme në Elbasan. Ka përfunduar 1-0, me golin spektakolar të Ergys Kaçes në fund të pjesës së parë, por edhe me një lojë shumë bindëse të kombëtares sonë. Franca ishte pa sulmuesin Benzema dhe me Pogba që u fut në pjesën e dytë, por ne kishim mungesa më të rëndësishme, duke nisur nga Mavraj, Agolli, Abrashi e të tjerë. Një vendosje taktike perfekte, por edhe shumë e guximshme e trajnerit De Biasi, rezulton mëse efikase dhe në pjesën e parë përveç golit, Lenjani humbi dy raste të pagabueshme përballë portierit mik Lloris. Edhe në pjesën e dytë paraqitja e Shqipërisë ishte mjaft e mirë, pavarësisht se zëvendësimet e shumta prishën disi ritmin dhe Franca në fund ushtroi presion të madh. Megjithatë, rezistojmë mirë dhe në fund marrim një fitore mëse të merituar, kundër një rivali të nivelit shumë të lartë, që kërkonte të reagonte pas humbjes shtëpiake kundër Belgjikës. Gjithnjë e më shumë, Shqipëria është një kombëtare e madhe, nuk ka rëndësi kush luan e kush mungon!/Sportal

Leave a Reply

Back to top button