Teknologji

Ethet e forta të Silicon Valleyt

Screen Shot 2015-04-13 at 2.48.13 PMShakaja që po qarkullon më shumë se fundmi është se kompania “Apple”, po lëviz në drejtim të industrisë së automobilave: inxhinierët e saj, po punojnë mbi një makinë, pa programin ‘Windows’. Shumë kompani të mëdha të teknologjisë së informacionit, po përpiqen të kapin shansin e dytë. Ka zëra se “Apple”, po blen kompaninë “Tesla”, duke ndërhyrë në prodhimin e makinave. Google po hedh të gjithë kërkimet e veta në Google X. Facebook, vendosi një bast të madh me projektin WhatsApp. Kompania IBM, është duke investuar 1 miliardë dollarë mbi kompjuterin e saj Watson. Por a ka ndonjë shans që ndonjëra nga këto nisma, të ketë një sukses të madh? Historia thotë:paç fat me atë.

sa-BOTAAL

Problemi është se çdo histori e teknologjive të mëdha, i ngjan shumë një mrekullie. Më pak se një në 1 mijë nisma të financuara, gjenerojnë një vlerë financiare prej 1 miliardë dollarësh ose më shumë. Nga to, vetëm një pjesë e vogël, janë kompani 100 miliardë dollarëshe dhe superstarë të teknologjisë. Suksesi i jashtëzakonshëm, mbështetet në një kombinim të çmendur të njerëzve të duhur, idesë së duhur dhe zbatimin e tyre pikërisht në kohën e duhur, një trekëndësh që është aq i jashtëzakonshëm, sikurse një medalje ari olimpike.

Arritja njëherë e çmimit të pare përbën një tregues thuajse zero, se ju mund ta arrini atë përsëri. Gjatë shekullit të kaluar, vetëm disa kompani të mëdha teknologjike, kanë rishpikur rrënjësisht vetveten –duke ndryshuar në mënyrë efektive, nga një model origjinal biznesi të suksesshëm, në një motor krejtësisht të ri ekonomik, duke iu përshtatur një epoke të re.

Ju mund të shihni sesi “Microsoft”, po përballet me të aktualisht. Nga Zune te Bing, tek Windows Mobile, ka dështuar në mënyrë spektakolare për të dalë me ndonjë produkt të suksessshëm, sikurse ishin kompjuterat e saj dikur. Por taninë ato modele janë po  aq të rëndomta sikurse edhe çimentoja, dhe “Microsoft” është aktualisht po aq emocionues, sa një qen i vjetër i shtrirë në një verandë. Siguria e vetme në teknologji, është se çdo udhëtim fantastik përfundon.

Çdo teknologji, zëvendësohet nga një e re. Kështu, kompanitë e mëdha duhet të investojnë në eksperimente, duke luftuar për një sukses të mëvonshëm, që nuk mund të mbërrijë kurrë. “Apple” po mashtron botën e teknologjisë, përmes zërave se mund të përpiqet të trazoje industrinë globale të automjeteve, duke blerë Tesla-n. “Apple” është një gjigant i rastësishëm i teknologjisë së lartë që në të kaluarën e saj e ka ribërë veten, e ndihmuar pafundësisht nga “vdekja” e saj të afërt në vitet ‘90.

Është shumë më e lehtë të merren në sy rreziqe të mëdha, kur ju gjendeni në një pishinë plot me të vjella.

Në vitin 2000, “Apple” ishte një kompani e vogël e kompjuterave personale, e mbërthyer në rreth 4 përqind të aksioneve të tregut, dhe 8 miliardë dollarë të ardhura vjetore. Në vitin 2001, Stiv Xhobs prezantoi iPod-in, duke çelur rrugën e kompanisë drejt teknologjive personale dhe medias. IPhone, në vitin 2007, e përshpejtoi rritjen, dhe tanimë “Apple” po lundron majë një valë gjigante të teknologjisë mobile, kompania më me vlerë në botë. Koleksioni kompjuterave “Apple Mac” zor se ka rëndësi. Por çfarë rezervon e ardhshmja?

Në fakt, “Apple” nuk investon në kërkime dhe zhvillim. Nuk ka asnjë laborator të kompanisë, ku shkencëtarët të shpikin pajisje të mahnitshme, që do të ndryshojnë botën në vitin 2025. Por, duke pasur parasysh madhësinë e “Apple”, kompanisë i duhet një hop i madh i ardhshëm. Në këtë kontekst, një zhvendosje në industrinë e prodhimit të makinave, duket si një nga disa idetë e mundshme.

“Apple” ka më shumë se 178 miliardë dollare në para të thata. Ajo mund të blejë “Tesla” për një çmim prej rreth 25 miliardë dollarësh, po aq lehtë sa shumica prej nesh blejnë një tablet të kësaj kompanie. Industria globale e automobilave, është një treg me një volum vjetor prej 1600 miliardë dollare, ose 4 herë me e madhe sesa industria e smarfonëve.

“Kompania që aktualisht është më e pasur, më me vlerë në botë e teknologjisë, do të përballet me një nga sipërmarrjet që shkatërrojnë edhe bizneset më të afta të botës”- thotë një raport nga Morgan Stanlej, i cili duket se lëngëzon nga perspektiva e parave, që mund të fitohen nga çfarëdolloj rrëmuje që do të krijonte një lëvizje e tillë. Nëse “Apple” i rikoncepton makinat, sipas mënyrës që ajo veproi me pajisjet teknologjike personale, atëherë kompani si Fordi dhe Tojota do të avullojnë, dikurse ndodhi me “Tower Records” dhe “Nokia”, ndërsa “Apple” do të mund të fitonte afro 1 mijë miliardë dollare në iCars.

Edhe kompanisë “Google”, i nevojitet një hop i dytë. Përkundër të gjitha mënyrave, përmes së cilave Google ka depërtuar në jetët tona- Gmail, Android, Chrome, YouTube- ajo i fiton rreth 90 përqind të të ardhurave nga kërkimi i reklamave. “Google” ka lindur si një kompani e kërkimit, dhe është ende e tillë. Për më shumë se një dekadë, ajo u ka dhënë punonjësve 20 përqind të kohës së tyre, për të punuar mbi ide të reja. Ajo financon “Google X”, një laborator si i dalë nga një film Xhejms Bondit, ku eksperimentohen makina që ecin pa shoferë, robotë dhe balona hapësinore ​​që mund të ofrojë qasje në internet. E gjitha kjo është interesante, dhe krejtësisht e ndryshme nga çdo gjë që ndonjë kompani tjetër ka bërë deri më sot.

IBM ekziston prej 104 vjetësh, duke rishpikur veten disa herë gjatë rrugës. Tanimë, e ngecur, duket se ka nevojë ta bëjë atë përsëri, dhe drejtori ekzekutiv Xhini Rometi ka vënë bast mbi sistemin fitues Watson, duke investuar mbi 1 miliardë dollarë. Edhe pse, në krahasim me atë që Apple mund të shpenzojë për makinat, kjo shumë në të vërtetë duket e vakët. Për këtë çështje, vetëm Facebook shpenzoi 19 miliardë dollarë mbi “WhatsApp”, sepse Mark Zukerberg kishte frikë se shërbimi i tij origjinal “oilaptop-centric”, do të mbetej prapa në epokën e telefonisë së lëvizshme. Madje edhe Facebook, me moshë 10-vjeçare, ndjeu nevojën për t’u rinuar.

Ndoshta riperteritja më e shquar i takon takon Amazon. Shitja me pakicë, është zemra dhe shpirti i kompanisë. Në vitin 2006, ajo inauguroi “Amazon Web Services”, bazuar në idenë se mund të jepte me qira disa nga aftësitë informatike, që ajo tashmë kishte zhvilluar. Tani AWS është një biznes 2.5 miliardë dollarësh, dhe ka ndryshuar imazhin Amazon, nga një shitës në një pionier të teknologjisë. Nuk është ende saktësisht një akt të dytë, por një reformim i fortë. I pyetur mbi AWS dhe nismat e tjera të Amazon, duke përfshirë telefonin firefonphone, drejtori ekzekutiv Xhef Bezos tha se nuk ka asnjë alternative tjetër, veç kërkimit të biznesit tjetër të madh. “Ne shpërdoruar miliarda dollarë, në projekte të dështuara në Amazon”- tha ai në një konferencë të kohëve të fundit. “Por kompanitë, që nuk investojnë në gjëra të reja dhe që nuk përqafojnë fillimisht dështimin do të rënohet me siguri në një kohë të dytë”. Nëse “Apple” do të blerë “Tesla” dhe hyjë në industrinë e makinave, ndërsa iPhone është ende një biznes që përvlon, ky do të jetë një akt trimërie i denjë për Stiv Xhobsin. Kompania do të pranonte dështimin si një opsion momental, në vend të një sigurie të mëvonshme. Oh, dhe është e thënë që një bateri për një makinë elektrike “Apple”, nuk do të punojë tek asnjë markë tjetër e makinave elektrike./CDS/ Bota.al

Screen Shot 2015-04-14 at 10.23.19

Leave a Reply

Back to top button